• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mali i Zi refuzon të ekstradojë serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

by Java News
26/10/2023 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar ta ekstradojë në Kosovë shtetasin serb Momçillo Vukotiç, 61 vjeç, i dyshuar për krime lufte në territorin e Pejës në vitin 1999, konfirmoi Ministria malazeze për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, kushtet ligjore për ekstradim janë plotësuar, por ministri Kovaç e refuzoi ekstradimin e tij, pasi mendon se është shkelur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime i ka bërë Vukotiçi, të cilat janë pjesë e veprave penale, por thuhet se pas 24 vjetësh, gjoja është paraqitur një dëshmitar i cili e ka njohur atë nga fotografia e tij në një album”, tha Ministria.

Vukotiç u arrestua më 25 shtator dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit ekstradues.

Ai kërkohej nga Interpoli përmes UNMIK-ut, Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.

Kosova nuk ka lidhje direkte me Interpolin, por komunikon me të përmes UNMIK-ut.

Pas arrestimit të tij, një nga liderët e Frontit Demokratik pro-rus dhe pro-serb të shpërbërë së fundmi, Milan Knezheviç, i bëri thirrje qeverisë teknike të Dritan Abazoviçit që të mos marrë pjesë në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova.

“Kjo do ta destabilizojë më shumë situatën tashmë të keqe politike në Mal të Zi,” tha Knezheviç.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve dhe malazezëve të shpërngulur që ndodhen në Mal të Zi ta kontaktojnë partinë e tij, në mënyrë që t’u ofrohet çdo lloj ndihme dhe mbrojtje.

Knezheviç tha se në bazë të kërkesës së Prishtinës, dy serbë të zhvendosur në Mal të Zi – Zhivko Vuksanoviç dhe Momçillo Bulatoviç – u arrestuan për krime të dyshuara lufte pas dy dekadash e gjysmë.

Ai i vlerësoi arrestimet e këtyre personave si “terror ndaj popullit serb që po tenton të përhapet në Mal të Zi”.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.

Në vitin 2018, ky mision ka dorëzuar dokumente në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Dhjetë ditë pas Vukotiçit, në Mal të Zi u arrestua edhe shtetasi i Kosovës me inicialet IB, 48 vjeç, i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

/f.s

Next Post
“Iu ka raportuar vartësve se…”, Burime: Ardi Veliu largohet nga posti i drejtuesit të AMP

3 ditë pas dorëheqjes së Ardi Veliut, hapen aplikimet për drejtuesin e ri të AMP-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In