• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Administratorë për çdo pallat, punësohen 5 mijë persona

by Java News
09/12/2016 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 5 mijë pallate në Tiranë do të kenë administratorin e tyre përkatës. Do krijohen 5 000 mijë vende të reja pune, ku administratori do të gëzojë dhe të drejtën e gjobës ndaj qytetarit ‘pisanjos’ e ‘rebel’. Kështu deklaroi Kyetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi sot me administratorët e pallateve, te Kisha Ortodokse në kryeqytet.

‘’5 mijë pallate në kryeqytet do të kenë administratorin e tyre përkatës. Do krijohet mundësia për t’u punësuar 5000 mijë persona. Për këtë projekt do të njoftoheni edhe nga punonjësit e bashkisë të cilët do shkojnë në çdo pallat ku do informojnë banorët. 70 kordinatorë ditën e hënë do kryejnë kontrollin’’, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se projekt-piloti do të nisë në njësinë 5 dhe 10 në kryeqytet si dhe shpjegoi hapat si do të nisë funksionimi:

-Do mbledhim një Asamble të banorëve të pallatit. Kush ka pronë, ose me qera jeni anëtarë të Asamblesë.
-Hapi i dytë është zgjedhjet për asamblenë, ku vendosen 3 deri ne 5 veta që do jenë kryesia e Asamblesë.
-Hapi i tretë kjo kryesi do të kontraktojë administratorin e pallatit. Kontrata depozitohet në Bashki.
-Hapi i katërt, Bashkia do trajnojë administratorin
-Pas trajtimit administratori do çertitikohet. Bashkia e njeh si autoritetin që administraton pallatin.

Mbetjet
Kryebashkiaku Veliaj foli gjithashtu për ndarjen e mbetjeve në burim. Ai u shpreh se të hënën ‘’Eco Tirana’’ do të fillojë punën për ndarjen e mbetjeve.

Gjelat e Detit
Një tjetër çështje që trajtoi Veliaj gjatë këtij takimi ishte edhe tregu i gjelave të detit në Baldushk. Si traditë e festave të fundivitit gjeli i detit nuk mund të mungojë në tryezat e shqiptarëve. Por Veliaj njoftoi se tregu për shitjen e tyre do të jetë në Baldushk.

‘’Nuk mund të ketë gjela në mes të Tiranës. Shitja e tyre do të bëhet në tregun e Baldushkut’’, u shpreh Veliaj.

Shperblimi
Si në prag festash Veliaj dha një lajm të mirë për të gjithë punëtorët e krahut. Atyre do t’u jepen 100 mijë lekë të vjetra, si shpërblim për festat e fundvitit.

‘’Një kategori që përfiton shpërblim këtë fundvit janë punëtorët e krahut. Bashkia e Tiranës do t’i shperblejë me 100 mijë lekë të vjetra’’, deklaroi Veliaj.

Mbi 20 mije persona ne vit transferohen ne Tirane
Kreu i bashkisë dha gjithashtu një shifër realitivisht të lartë gjatë këtij takimi për lëvizjet e individëve drejt Tiranës. Ai u shpreh se rreth 20 mijë persona transferohen në Tiranë çdo vit.

‘’20 mijë persona transferohen në Tiranë çdo vit. Rreth 50 banorë i shtohen Tiranës çdo ditë’’, bëri me dije Veliaj.

Festat e Fundvitit
Kreu i Bashkisë nuk mund të linte pa përmendur edhe aktivitet e shumta që Bashkia e Tiranës do të organizojë për këtë fundvit.

Mes shumë prej tyre, Veliaj veçoi ato më kryesoret që do të mbahen me 24 Dhjetor, natën e Krishtlindjeve dhe me 31 Dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve

ma.me

Next Post
Ronaldo sërish veprim për të cilin meriton të respektohet

Ronaldo sërish veprim për të cilin meriton të respektohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

August 23, 2026
Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

August 23, 2026
Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com