Një lajm i hidhur ka pushtuar botën e futbollit ditën e sotme. Bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares angleze, Rio Ferdinand ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Rebecca Ellison, 35-vjeç, nënë e tre fëmijëve ndërroi jetë në spitalin “Royal Marsden” në Londër pas një beteje të shkurtër me kancerin.
Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të klubit të QPR-së, ekip ku aktualisht luan Ferdinand.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









