• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

by A R
13/03/2026 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme dhe rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, çmimet e naftës kanë shënuar rritje edhe në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kriza globale po reflektohet në rritjen e çmimeve dhe se qeveria do të krijojë një faktor shtetëror të naftës për të lehtësuar barrën mbi qytetarët.

“Nga ana tjetër, fakti që kriza po shfaqet në të gjithë botën, reflektohet edhe në rritjen e çmimit të naftës. Do të krijojmë një faktor shtetëror të naftës, që të krijojë kapacitete për të lehtësuar barrën mbi qytetarët, siç e lehtësuan masat që ne nxitëm duke ndryshuar komplet qasjen për fluturimet ajrore. Forcën e shtetit do ta fusim edhe në tregun e naftës. Edhe në këtë treg, gjërat do të ndryshojnë. Duke vendosur në dispozicion kapacitetet dhe garancitë shtetërore, bëhet më e lehtë të arrihen marrëveshje me kompanitë që shpërndajnë naftën, duke siguruar qëndrueshmëri afatgjatë”, tha Rama.

Ai shtoi se do të krijohet gjithashtu një rezervë më shumë se 3 muaj, por kjo nuk mjafton më si masë sigurie për situata të jashtëzakonshme.

“Në ligjin që është në konsultim për rezervat është përcaktuar se rezerva duhet të shkojë në 3 muaj, por kjo nuk mjafton më si masë sigurie, pasi mund të jetë e pamjaftueshme në momente të tilla. Na duhet të shkojmë përtej saj. Qytetarëve u nevojitet një treg nafte që të jetë më i përballueshëm se tregu aktual”, tha Rama.

Next Post
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Comments 1

  1. Bruno says:
    7 months ago

    Udheheqesi yne i mall e i shtrejte,k/hajduti i Shqiperise,gjithmone sipas shkrimeve ne gazeta e lajme.Mose e thente Zoti,po te rrezigohemi,nga nji lufte,kemi rrezerva nafte vetem per 15 dite,Imagjinoni nga kushe drejtohemi.Per armatime zbehet fjale,sigurishte jemi te fundit ne rajon,e me gjere.A duhet ti lejojme,me shume se kaqe,te na vjedhin,plackisin,e te vazhdojne pa u ndalur ne poshtersite,ndaje popullit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com