• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja në Hungari e ish-zyrtarit shqiptar, e veshur me mister

by A R
08/10/2017 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për policinë hungareze, Aleksandër Çela ka varur veten në dhomat e paraburgimit në një prej komisariateve të këtij vendi.

Të njëjtën gjë thotë edhe raporti mjeko-ligjor, që një zyrtar i ambasadës hungareze në vendin tonë i ka dorëzuar dy ditë më parë në Pogradec familjarëve të 52-vjeçarit. Nga ana tjetër, familjarët nuk kanë pranuar të bëjnë komente për vdekjen e njeriut të tyre, pasi janë në pritje të mbylljes së hetimeve.

Madje, mësohet se familjarë të Çelës, një javë më parë janë nisur drejt Hungarisë për të mësuar më tepër për ngjarjen dhe më pas të tërheqin edhe trupin e ish-drejtorit të mjedisit në qarkun juglindor. Në raportin, mjeko-ligjor të policisë hungareze, një kopje të së cilës tashmë e kanë dhe familjarët, thuhet se më datë 28 shtator në orën 14:00 në një nga dhomat e paraburgimit është gjetur i vetëvarur me shenja jete Aleksandër Çela. Ai nuk ka mundur të mbijetonte, me gjithë ndihmën mjekësore të dhënë nga mjekët e komisariatit. Në këtë raport nuk sqarohen rrethana të tjera, nëse Çela ka qenë i vetëm në dhomë apo me persona të tjerë.

Arrestimi i një pogradecari

Ndërkohë, burime të siguruara thanë se pak ditë para se Aleksandër Çela të udhëtonte i vetëm drejt Hungarisë, në këtë vend është arrestuar një person tjetër nga Pogradeci. Ndaj këtij personi, policia ka ngritur akuzën e trafikimit klandestin. Ky person kishte njohje me Aleksandër Çelën. Por, një burim tjetër tha për gazetën “Shekulli” se kanë qenë familjarët e të arrestuarit ata që i kanë kërkuar Çelës të udhëtonte drejt Hungarisë për të mësuar më shumë për arrestimin e njeriut të tyre.

Ajo çfarë dihet është fakti që vetëm një ditë pasi kishte hyrë në këtë vend, policia ka arrestuar Aleksandër Çelën, lindur në Dardhas, e banues në Pogradec. 20 orë pas shoqërimit në mjediset e komisariatit, ai është gjetur i vetëvarur, me shenja jete nga gardianët e këtij komisariati. Ndërkohë, fakti që Çela është arrestuar nga policia hungareze sapo ka shkelur në këtë vend, tregon se dikush nga të arrestuarit ka treguar dhe emrin e tij si të përfshirë në këtë trafik klandestinësh. Burimi i siguruar nga gazeta, nuk e ka përjashtuar për asnjë moment ballafaqimin Çelës me pogradecarin e arrestuar në mjediset e komisariatit (emrin e të cilit, as në raportin mjeko-ligjor nuk bëhet i ditur), ballafaqim që duket se nuk ka qenë dhe aq normal. Bashkë me pogradecarin, janë arrestuar edhe persona të tjerë, të cilët në polici kanë deklaruar se nëpërmjet Hungarisë do të hynin në vende të BE-së.

Policia fillon hetimet

Krahas hetimeve që po kryen policia hungareze, mësohet se edhe nga sektori i krimeve në komisariatin e Pogradecit, kanë filluar hetimet për të mësuar më shumë për këtë linjë trafiku klandestinësh. E gjithë kjo, lidhet edhe me arrestimin e një vit më parë të Aleksandër Çelës në Itali, si dhe arrestimin e një tjetër pogradecari dhe më vonë dhe të Aleksandër Çelës. Deri tani policia pogradecare për arsye hetimi ka qenë tejet e mbyllur në dhënien e informacioneve për këtë çështje./Shekulli/b.d

Next Post
VIDEO/ Pamjet spektakolare nga lart, stadiumi i Shkodrës gati për Marokun e Maqedoninë

Ndeshja me Italinë në Shkodër, policia plan masash me SHISH dhe Gardën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com