• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 17 vjeçarit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ka të dhëna se firma nuk e kishte regjistruar atë

by Java News
10/08/2016 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë në Landfillin e Sharrës ku humbi jetën një 17-vjeçar.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së 17 vjeçarit Astrit Gjoka, i cili u gjet i vdekur para disa ditësh në landfillin e Sharrës, në Tiranë ka besim se organet e ndjekjes penale dhe gjykata do zbardhin kushtet në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe përgjegjësit për vdekjen e tij.

KShH shton se, “Ka të dhëna që firma përkatëse nuk e ka regjistruar 17 vjeçarin në Regjistrin e Punësimit, gjë që bie ndesh me dispozitat ligjore. Kjo është një ngjarje që kërkon reflektim nga institucionet e ngarkuara me inspektimin e ambienteve të punës dhe të drejtat e punëmarrësve. Gjithashtu, KShH vëren se duhet të intensifikohen kontrollet në sektorin privat, në drejtim të respektimit të rregullave të sigurimit të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së punonjësve”.

“Duke marrë shkas nga kjo ngjarje e rëndë, KShH ka marrë këto ditë ankesa të disa shtetasve dhe aktivistëve të Minoritetit Rom, lidhur me masat e marra nga Bashkia e Tiranës, për të konfiskuar mjetet e tyre të punës që shërbejnë për mbledhjen e mbetjeve urbane në koshat ku depozitohen këto mbetje”.

“Ankuesit pretendojnë se Bashkia e Tiranës, nëpërmjet punonjësve në terren informalisht ka ofruar vende të lira pune pranë Landfillit të Sharrës, por ky variant konsiderohet i papërshtatshëm për anëtarët e komunitetit për shkak të: kushteve të këqija të punës, distanca e largët me vendbanimin dhe kostos së papërballueshme për transportin, si dhe paga disa herë më të ulëta se në pika të tjera grumbullimi. Ngjarja e rëndë me pasojë vdekjen e 17 vjeçarit në këtë landfill, ka ndikuar më shumë në vendimin e këtyre shtetasve për të refuzuar alternativën e propozuar, pasi tashmë  ndihen më të pasigurtë për jetën e tyre. Duke patur parasysh ankesat dhe shqetësimet e tyre, KShH rekomandon që alternativat e punësimit që u ofrohen këtyre shtetasve duhet të jenë të sigurta për jetën dhe shëndetin ”, përfundon KShH.

Next Post

Kush janë 10 vrasësit më të tmerrshëm të "Cosa Nostra-s"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In