• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vatrat e koronavirusit/ Shkodra e dyta në vend, në pritje për përgjigjen e 30 analizave!

by Java News
20/04/2020 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Shkodra është bërë vatra e dytë e me rrezik, pas Tiranës, ku numri i të prekurve ka shkuar në 99, ditën e sotme edhe disa persona i janë nënshtruar testimit. Nga të dhënat që vijnë nga Shkodra, mësohet se sot, përveç 3 rasteve pozitive, janë marrë 30 mostra të tjera, të cilat u dërguan në Tiranë.

Sipas raportit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të këtij qarku, të siguruar për “BalkanWeb” , mësohet se 4 qytetarë janë karantinuar në konviktin e Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Po ashtu mësohet se nesër do iu merret tamponi edhe 2 qytetarëve të ardhur sot, ndërkohë që 2 qytetarët e ardhur me parë rezultuan negative për Covid 19.

“Mjeket e familjes vazhdojne komunikimin dhe ofrimin e shërbimit per te sëmurët kronike si dhe per pacientet Covid 19 pozitiv per zgjidhjen e problemeve per shendetin, sigurimin e medikamenteve apo edhe kerkesa te tjera lidhur me shendetin. Grupet e punes se ekipit te epidemiologjise vazhdojne ne terren per gjurmimin e kontakteve te reja, rasteve te dyshuara, referimet nga 127 si dhe referimet nga SR Shkoder. Situata epidemiologjike ne dy bashkite Puke&Fushe-Arrez duket e qendrueshme, nderkohe që vijojne hetimin epidemiologjik mbi kontaktet e dyshuara prane rasteve te konfirmuar COVID-19 pozitiv, në bashkepunim me Komisariatin e Policisë Puke dhe Policinë Bashkiake Puke dhe Fushë-Arres po mbikëqyret respektimi i karantinimit te personave te dyshuar, vetekarantinimi i qytetarëve ne zbatim te kufizimit te levizjes si edhe aktiviteti i subjekteve tregtare ne rrespektim te kufizimeve ligjore.

Vijon puna online e personelit te QSH-ve ne komunikim me banoret, mbi problematikat e mundshme shendetesore, si edhe konsulenca online.”, thuhet në raportin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Më tej në këtë raport bëhet e ditur se në bashkëpunim me pushtetin vendore dhe farmacite vijon shperndarja ne banesa e barnave per pensionistet mbi 65 vjeç qe vuajnë nga semundje kronike dhe kane te pamundur vete marrjen e ilaçeve.

“Vijon dizenfektimi i mjediseve publike ne bashkite Puke&Fushe-Arrez, si edhe institucioneve te ndryshme. Ne NjVKSH, Malësia e Madhe, vijon kontrolli i te ardhurve nga shtetasit qe jane riatdhesuar dhe jane ne vetkarantim ne dy objektet e konviktit te Shkolles se Tamares, 13 persona dhe ne Hotel Cavaliero, 6 persona. Gjendja shendetesore e tyre eshte e mire. Nga pika e kalimit Hani i Hotit, kane hyre rreth 68 udhetare kryesisht shofere te mjeteve te transportit te madhrave.

Nuk kemi rast COVID -19 ne Bashkine Malësisë së Madhe. Nga Administratori i Konviktit “Luigj Gurakuqi “, jane marre te gjitha masat per garantimin me kushte sa me te mira per te karantinuarit ne ambjentet konviktit, aktualisht kemi 4 persona te akomoduar dhe gjendja e tyre eshte e mire, nen kontrollin e strukturave shëndetësore dhe mbikëqyrjen e strukturave te ushtrisë. DRAKU Shkoder ka vazhduar monitorimet ne OBU ku ne fokus eshte garantimi i sigurise ushqimore. Jane monitoruar tregjet e fruta perimeve si dhe 4 Operator te Biznesit Ushqimor me praktika te rregullta online dhe konkretisht 1 njesi tregtim mishi, 1 merkato peshku, 1 supermarket dhe 1 njesi prodhim tregtim buke ku u mor mase administrative paralajmërim, ndersa te tjerat u mbyllen pa shkelje. Gjate monitorimit u konstatua se OBU e ushtrojnë aktivitetin ne kushte higjeno-sanitare te pershtatshme dhe disponojne dokumentacionin per sigurinë ushqimore.

Gjithashtu eshte vëzhguar mbi përdorimin e maskave dorezave dhe dizinfektanteve, ku eshte vërejtur rritje e ndërgjegjësimit te bizneseve ne kete drejtim. Perfaqsuesit e biznesit u keshilluan per respektimin e distancimit fizik gjate sherbimit ndaj klienteve. Nga Dr.Rajonale e SHSSh, jane ndihmuar ne 4 raste te reja te moshuar. Deri tani nga kjo drejtori jane mbështetur me asistence dhe ndihme ne total rreth 56 te moshuar. Bashkia Shkodër, ka mbështetur 49 familje ne nevoje ekonomike, mbështetje nga “Fundjave Ndryshe” dhe UNICEF.

 

Vijon dezinfektimi ambienteve publike, rrugëve, trotuareve, posta e Policise Velipoje dhe lagjet e qytetit Shkodër. Policia bashkiake ka vijuar kontrollin ne tregje duke mos lejuar tregtare te hapin aktivitet ne tregun Zdrale, pa u pajisur me autorizimin përkatës te ushtrimit te aktivitetit. Ndërkohë është bere verifikimi i subjekteve te cilet me VKM i lejohet te hapin aktivitetin kryesisht sot jane hapur rreth, 46 gomisteri, 62 subjekte te shitjes me pakice, 68, tregtare te shitjes me pakice te librave dhe dyqane te specializuara. Bashkia Vau Dejes, nuk ka rast te ri COVID-19, jane ndihmuar rreth 7 familje ne fshatin Vig Mnel. KMC, vijon te monitoroje, koordinojë dhe organizoje veprimtarinë e struktura ne nivel Qarku dhe Bashkie, nen drejtimin e te Deleguarit te KNEC, ZV. Ministrin e Brendshëm.”, thuhet në raport. BW

 

Next Post
FOTOT/ Ja formulari që plotësohet për COVID-19, e zbulon gazetari dhe operatori

FOTOT/ Ja formulari që plotësohet për COVID-19, e zbulon gazetari dhe operatori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet! Nafta shkon 201 lekë/litri, benzina 187 lekë

Ulen çmimet e karburanteve, Bordi vendos tavanet e reja për naftën dhe benzinën

June 13, 2026
Reuters: Emiratet Arabe hapin “valixhen” me miliarda për Teheranin

Reuters: Emiratet Arabe hapin “valixhen” me miliarda për Teheranin

June 13, 2026
Ndërtimi i resortit në Rrjoll, banorët shembin rrethimin metalik dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Ndërtimi i resortit në Rrjoll, banorët shembin rrethimin metalik dhe futen në kantier, përplasje me policinë

June 13, 2026

Arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen mbi 400 gramë kokainë

June 13, 2026
“Bypassi i Shëngjinit përfundon në 2027”, Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

“Bypassi i Shëngjinit përfundon në 2027”, Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

June 13, 2026
Udhëzuesi klinik për trajtimin hormonal, ekspertët sqarojnë standardet dhe zbatimin

Udhëzuesi klinik për trajtimin hormonal, ekspertët sqarojnë standardet dhe zbatimin

June 13, 2026
Pas IBAR-it, Berlini konfirmon mbështetjen për Shqipërinë, Gogu: Reforma hyn në fazën e rezultateve

Pas IBAR-it, Berlini konfirmon mbështetjen për Shqipërinë, Gogu: Reforma hyn në fazën e rezultateve

June 13, 2026
“Mos bëni kot presion”, ministri iranian: Jemi afër paqes, por Hormuzin e zotërojmë ne

“Mos bëni kot presion”, ministri iranian: Jemi afër paqes, por Hormuzin e zotërojmë ne

June 13, 2026
Përgatitjet për Kroacinë e kanë “hutuar” Anglinë, hajdutët u vjedhin takat e pajisje të tjera

Përgatitjet për Kroacinë e kanë “hutuar” Anglinë, hajdutët u vjedhin takat e pajisje të tjera

June 13, 2026
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë, pasuria e tij shënon rekord historik

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë, pasuria e tij shënon rekord historik

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In