• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vasili: Më 21 qershor qytetarët do mbështesin ndarjen e re territoriale

by
13/06/2015 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili, i shoqëruar nga kandidatet e LSI-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Erisa Xhixho, Floida Kërpaçi dhe Malvina Palushi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e Njësisë nr. 11 në kryeqytet.

Në fjalën e tij Vasili i ka vlerësuar zgjedhjet e 21 qershori si shumë të rëndësishme pasi sipas tij qytetarët shqiptarë me votën e tyre do t’i japin një mbështetje të jashtëzakonshme ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit.

“Zgjedhjet e 21 qershorit janë shumë të rëndësishme sepse do të formësojnë një pushtet të ri vendor. Në këto zgjedhje kemi mundësi të reja për t’i dhënë përgjigje shumë problemeve të vjetra. Ndarja e vjetër territoriale e bënte të pamundur për të bërë gjëra të rëndësishme. Prandaj këto zgjedhje duhet t’i vlerësojmë si asnjëherë tjetër më parë. Ne duhet ta mbështesim fort me votën tonë këtë organizim të ri administrativo-territorial sepse do të krijojë bashkë të rëndësishme të modelit evropian, bashki të cilat ne do t’i bëjmë për herë të parë”,  tha Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke vlerësuar kandidatet gra dhe vajza të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Vasili tha se ato do të mbrojnë me një zë të fuqishëm interesat e qytetarëve të Tiranës.

Nga ana e saj kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Erisa Xhixho, u shpreh se punësimi i grave dhe vajzave është një prioritet i LSI-së. Sipas saj anëtarët e LSI-së në këshillin Bashkiak të Tiranës do të kenë një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët.

“Lëvizja Socialiste për Integrim vjen në këto zgjedhje me një program shumë konkret për gratë dhe vajzat e kryeqytetit. Ne kemi një plan për mbështetje financiare me grante apo kredi të buta për të gjitha ato gra dhe vajza që duan të hapin një biznes. Nga ana tjetër ne mendojmë që së bashku do të formojmë forumet me komunitetin. Pra, që ky takim i yni këtu sot të mos jetë një takim i fundit por i pari i komunikimit dhe punës sonë të përbashkët. Unë nuk do të mund të bëj asgjë në Këshillin Bashkiak pa ndihmën tuaj. Ju do të jeni ato që do të më këshilloni për shqetësimet e Njësisë nr. 11. Ju e dini më mirë se askush tjetër se ku duhet të shkojnë investimet për më shumë shkolla, më shumë kopshte dhe investime të tjera për zonën tuaj. Unë e di shumë mirë problemin e ujit të pijshëm që ju keni dhe ne do ta zgjidhim përfundimisht këtë problem”, tha Xhixho.

Next Post

Merimangë, brenda bananës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

September 15, 2026

Berishës i duket SHBA ‘lavatriçe’ që flet në emër të Trump pas kthimit?!

September 15, 2026
Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

September 15, 2026
VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

September 15, 2026
Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Arkitektura dhe urbanistika më të kërkuarat, plotësohen 70% e kuotave në Universitetin Politeknik

September 15, 2026
“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

September 15, 2026
GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

September 15, 2026
SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

September 15, 2026
I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com