• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Varianti i ri i Covid-it/ Vazhdon përhapja e tij në botë

by Ardit Rada
29/12/2020 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

India u bë vendi më i fundit i botës që konfirmoi raste të variantit të ri të koronavirusit më të transmetueshëm.

Varianti që u identifikua fillimisht në Britaninë e Madhe, ka mbërritur tashmë edhe në Korenë e Jugut, Kanada dhe në shumë vende evropiane. Shefi i OBSH-së bëri thirrje ndërkohë për intensifikim të studimit të sekuencës gjenetike të koronavirusit pas zbulimit të varianteve të reja.

Ai tha se, “vetëm nëse vendet shqyrtojnë dhe testojnë në mënyrë efektive, do të jenë në gjendje të zbulojnë variantet dhe të hartojnë strategjitë për t’i përballuar ato”. OBSH po punon me shkencëtarët për të kuptuar të gjitha ndryshimet e virusit dhe ndikimet e tyre, por duhet që vendet e veçanta të ndajnë çdo të dhënë gjenetike me OBSH-në dhe vendet e tjera. Të hënën, Finlanda dhe Koreja e Jugut raportuan rastet e para të variantit të ri të koronavirusit. Një shtetas finlandez, i cili u kthye nga Britania në vendin e tij kohët e fundit për pushimet e Krishtlindjes u diagnostikua me variantin e ri, sipas zyrtarëve finlandezë.

Koreja e Jugut ka zgjatur ndalimin e fluturimeve direkte me Britaninë deri me 7 janar pasi tre persona që kishin hyrë në vend kohët e fundit rezultuan pozitivë me variantin e ri. Japonia, e cila njoftoi rastin e parë të variantit të ri të virusit javën e shkuar, e ka ndaluar hyrjen e të gjithë të huajve jo-rezidentë që nga mesnata e së hënës deri në fund të janarit. Indonezia po ashtu ndaloi përkohësisht shtetasit e huaj që futeshin në atë vend për dy javë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e variantit të ri të virusit. Arabia Saudite zgjati mbylljen e saj javore në të gjitha portet si rezultat i variantit të ri. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara hyri në fuqi të hënën vendimi që u kërkon të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Britania që të testojnë negativ për COVID-19 brenda 72 orësh para nisjes./a.p

Next Post
Trafikim narkotikësh, vjedhje dhe falsifikim dokumentash, ekstradohen nga Franca dhe Gjermania 2 shqiptarë

Trafikim narkotikësh, vjedhje dhe falsifikim dokumentash, ekstradohen nga Franca dhe Gjermania 2 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com