Louis van Gaal ka kërkuar dorëheqje nga posti i trajnerit në Manchester United.
Menaxheri holandez, Louis van Gaal ka ofruar dorëheqjen e tij zyrtarëve të Manchester Unitedit, pas humbjes 1:0 nga Southamptoni.
The Sun shkruan se, Van Gaal nuk ndjehet i dëshiruar në Old Trafford dhe beson se më e mira për të dhe skuadrën është që ai të largohet.
Por, kryeshefi Ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodwart ka refuzuar largimin e Van Gaalit, pasi dëshiron qëndrimin e tij deri në fund të edicionit. Mësohet se edhe Van Gaal ka pranuar që të qëndroj.









