• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshe nga Venezuela, Shqipëria është aleate e Shteteve të Bashkuara

by Ervis Iljazaj
09/01/2026 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Ijazaj

Arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, krijoi një entuziazëm të madh në radhët e Partisë Demokratike. Sapo u dha lajmi, shumë deputetë apo eksponentë të saj nxituan ta lidhnin këtë ngjarje me fatin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Shpresa e tyre është se Shtetet e Bashkuara do të rrëzojnë Edi Ramën. Nuk kuptohet mirë nëse gjithë ky entuziazëm vjen si pasojë e navitetit të kësaj partie, apo si pasojë e paaftësisë për ndërtimin e një kauze politike orgjinale dhe krijojnë narrativa politike për të mbajtur militantët e tyre me iluzione.

Gjithsesi, arsye për të rrëzuar qeverinë Rama ka shumë. Mjafton të përmendin skandalet me korrupsionin për të kuptuar se opozita shqiptare ka të gjithë terrenin në favor për ta realizuar objektivin e saj. Mirëpo, edhe pse qeveria Rama gjendet në vështirësi të madhe, ndoshta për herë të parë gjatë qeverisjes së saj 12 vjeçare, Partia Demokratik ende nuk karritur të frymëzojë qytetarët shqiptar dhe të krijojë një revoltë civile kundër qeverisë. Në këtë kutpim, të paaftë për të arritur largimin e qveerisë nëpërmjet një procesi politik normal duke u fokusuar të problemet e vendit të cilat janë të shumta dhe për të krijuar konsensus dhe shpresë rreth vetës, ka gjetur ndoshta rrugën më të thjeshtë dhe më navie për ti thënë militantëve të saj se Rama do largohet. Qeveria Rama mund të rrëzohet për të gjitha vështirësitë që po has, por kurrsesi nuk do të largohet për arsyet e largimit të Maduros. Ti thuash këtë gjë shqiptarëve, tregon qartë retorikën banale të një partie politike.

E para, Nicolas Maduro u largua me forcë nga pushteti jo si implikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, por për arsye gjeopolitike dhe ekonomike. Të gjithë ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare e pohojnë këtë gjë. Pavarësisht se motivi publik ishte implikimi i tij në trafikimin e lëndëve narkotike, interesi amerikan në Venezuelë është strategjik sipas doktrinës së re të Presidenti Donald Trump , që në fakt as nuk i fsheh qëllimet e tij. Publikisht deklaroi se USA do të qeverisë Venezuelën dhe do të menaxhojë naftën e saj. Kurrsesi ShBA nuk do të lejonte që kundërshtarët e saj gjeopolitik, Kina dhe Rusia, të menaxhonin sasi kaq të mëdha të naftës në pragun ë shtëpisë të tyre.

E dyta, Nicolas Maduro, ishte aleat politik i Kinës dhe i Rusisë. Çdo gjë mund të thuhet për qeverinë Rama, por fakt është se ajo është një aleate e Shteteve të Bashkuara. Shqipëria dhe klasa e saj politike në përgjithësi njihet botërisht që është aleate e ShBA. Në këtë kuptim, Shtetet e Bashkuara dhe adminsitrata Trump nëse kanë ndonjë interes të krahasueshëm në Shqipëri si në Venezuelë, nuk kanë nevojë të arrestojnë Kryeministrin apo ta largojnë me dhunë sepse interesat e tyre i bëjnë me cdo qeveri.

Shqipëria as ka naftën e Venezuelës dhe as interesin strategjik të ShBA për të patur arësye për të ndërhyrë me forcë.

Kështu që, entuziami i Partisë Demokratike pas arrestimit të Maduros, është një absurditet politik që nuk ka lidhje me të vërtetën. Ky entuziazëm ngjan me atë të krijuar nga La Civita , ku për muaj me radhë PD i tha Shqiptarëve se tashmë non-grata për Berishën ra , apo se Edi Rama do të humbas. Ndërkohë që PS morri në maj fitoren më të madhe në historinë e saj.

Prandaj, Partia Demokratike në vend që të krijojë narrativa idioteske dhe të bëjë krahasime të pavenda, bën mirë të fokusohet te problemet reale të Shqipërisë siç është korrupsioni, varfëria etj. Këto po, janë shkaqe që mund të çojnë drejt largimit të qeverisë Rama. Ka dhe një tjetër e cila është drejtësia, por nga kjo PD nuk përfiton dot sepse lideri i saj është në konflikt interesi me të.

Next Post
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mobilizohet kundër hartës së re territoriale, urdhër degëve për protesta

August 6, 2026
Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

August 6, 2026
Trump dhe Vance thirrje amerikanëve: Votoni! Fitorja s’është ende e sigurt

Presidencialet e 2028-ës, Raporti: Trump u thotë donatorëve se sheh JD Vance si pasardhës

August 6, 2026
Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

August 6, 2026
Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

August 6, 2026
VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

August 6, 2026
Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

August 6, 2026
Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

August 6, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

August 6, 2026
Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com