• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mbyllet procesi i numërimit në Kosovë, LVV kryeson me mbi 51% të votave

by A R
09/01/2026 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, pasi është përmbyllur plotësisht procesi i numërimit të votave. Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, ndërsa procesi përfundoi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes.

“Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”- theksoi zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Pikërisht për votat me postë, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PDK ka depozituar një ankesë, ku ka kërkuar shufqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur nga diaspora e Kosovës.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 vende në Kuvendin e Kosovës, PDK mori 20.19 për qind dhe numri i votave përkthehet në 22 mandate deputetësh, LDK me 13.23 për qind do të ketë 15 mandate dhe AAK që u mbështet nga 5.5 për qind e votuesve do të përfaqësohet në Kuvend me 6 deputetë.

Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin të katërtat që u mbajtën brenda vitit 2025 në Kosovë dhe të dytat për Kuvendin.

Next Post
Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com