• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Valë vdekjeprurëse e të nxehtit përfshin Europën Juglindore

by A R
19/06/2024 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valët e të nxehtit në të gjithë Greqinë kanë shkaktuar vdekje, mes temperaturave përvëluese, që kanë thyer rekorde në disa qytete.

Paralajmërimet janë lëshuar në shumë qytete pasi i nxehti ekstrem ka detyruar njerëzit të punojnë nga shtëpia, ndërsa shkollat, kopshtet si dhe disa atraksione turistike janë mbyllur. Temperaturat arritën në 44.5 gradë Celsius dhe gadishullin e Peloponezit. Athina shënoi 42 gradë Celsius ndërsa autoritetet lëshuan alarm të nivelit të tretë për nxehtësinë.

Një turist holandez u gjet i vdekur më 5 Qershor në Kretë. Dy turistë francezë në Sikinos dhe një turist amerikan në Amorgos janë ende të zhdukur. Këto janë vetëm të fundit në një seri rastesh ku vizitorët u zhdukën për shkak të vapës ekstreme. Ndërkaq një valë e nxehtë ka përfshirë gjithashtu Qipron ndërsa një tjetër i moshuar ka vdekur nga goditja e nxehtësisë. Të paktën tre pacientë të moshuar janë në gjendje të rëndë.

Italia aktualisht është përfshirë nga një anticiklon afrikan që ka rregjistruar temperatura 40 gradë Celsius. Deri në fund të javës, termometri do të regjistrojë 39-40C në Romë, Napoli dhe Firence, ndërsa do të arrijnë 42-44C në Sardenjë dhe Siçili.

Në Stamboll, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për grupet vulnerabël si të moshuarit, të sëmurët, gratë shtatzëna dhe fëmijët për të mos dalë në orët e pikut. Nga ana tjetër edhe njerëzit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, qytetarët u hodhën në lum për t’u freskuar për shkak të të nxehtit.

Agjencia meteorologjike e Maqedonisë së Veriut parashikoi temperatura deri në 39 gradë Celsius në Shkup gjatë ditëve në vijim, ndërsa në Serbinë fqinje autoritetet tashmë kanë lëshuar paralajmërime për temperaturat e larta këtë javë. Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, sipas analizave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.

Një raport i përbashkët nga Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së i publikuar në fillim të këtij viti zbuloi se gjatë 20 viteve të fundit, vdekjet e lidhura me valët e të nxehtit janë rritur me 30 për qind në Evropë.

/a.r

Next Post
Silvinjo bën tre ndryshime, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Silvinjo bën tre ndryshime, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

October 4, 2026
Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com