• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Valbona Selimllari flet për punën e re në Bashkinë e Tiranës: S’jam as për imazh, as për mesazh

by Java News
15/03/2017 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prej më shumë  se një muaji, Miss-i i përjetshëm shqiptar, siҫ është konsideruar bukuroshja Valbona Selimllari, ka nisur një punë të re pranë Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga të gjitha punët që bën prej vitesh, nga programet televizive në të cilat ka marrë pjesë apo nga projektet brenda dhe jashtë ekranit, të qenit këshilltare  e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të është një privilegj.
Propozimit që i erdhi fillimisht nga një mikeshë e saj e më pas edhe nga Erion Veliaj, Valbona nuk i tha dot JO. Jo sepse nuk kishte një projekt në duar, por sepse mësoi se pjesë e kësaj pune të re do të ishin ҫështjet sociale, njerëzit në nevojë, fëmijët dhe ҫdo problematikë që ka të bëjë me ta.Asgjë e lidhur me politikën, asgjë e lidhur me imazhin e saj, puna e re, edhe pse është ende në hapat e parë, nuk ka të bëjë me Valbonën si personazh i njohur i ekranit, por me përkushtimin që ish Miss Albania do të ketë pranë kësaj bashkie.

E ftuar këtë pasdite në “Pasdite në Top Channel”, Valbona ndau me publikun ndjesitë e para që i ka dhënë ky angazhin i ri pranë bashkisë. E pyetur si është ndier në vizitat e para pranë njerëzve në nevojë, Valbona tregon me shumë emocion: “Kam mbetur e surprizuar nga ata fëmijë … Unë nuk e dija, por një pjesë e fëmijëve që kemi vizituar merreshin nga rruga dhe aty u shpjegoheshin pse nuk duhet të rrinë në rrugë.…“Puna me fëmijët, për Valbonën është puna më e bukur, sepse ajo e ka ditur gjithmonë gjuhën e tyre, sjelljen që duan dhe që i bën për vete. Por kjo nuk do të thotë kurrsesi se do të qëndrojë jashtë përgjegjësive, përkundrazi – me tërë ëmblësinë e saj, Valbona u ka vënë edhe kushte fëmijëve që trajtohen nga qendrat sociale: “Unë u kam dhënë edhe detyra atyre fëmijëve. Pasi mbaruan koncertet, u thashë se do të bëjmë një gjë. Nëse ju silleni mirë, në fund të këtij muaji, ne do këndojmë bashkë. Unë do bëj një këngë shumë të bukur për ju dhe pas kësaj, do të bëhet nami… Ishte një projekt joreal, por që mund të bëhet i tillë. Ishte diҫka që më lindi nga shpirti dhe do ta mbaj fjalën…” – thotë bukuroshja pa e fshehur emocionin.

Po si është të punosh me Erion Veliajn?
Valbona me Erionin njihen herët, prej vitesh. Nuk ishte kjo përballja e parë mes tyre: “Unë Erionin e njoh shumë, shumë herët. Nëse propozimi për të qenë pjesë e bashkisë, nuk do të vinte edhe nga ai, unë nuk do të isha në këtë pozicion. Është një djalë me ambicie, është punëtor, nuk e imagjinoni dot se ҫfarë është ai… “Por ka një përgjigje edhe për anën tjetër të medaljes – komentet skeptike pas kësaj deklarate: “Erioni e meriton dhe jo si kryebashkiak. Mua më vjen shumë mirë që pas kaq vitesh, edhe në bashki kam gjetur atë Erionin që njoh unë… Ne, personazhet e ekranit, duhet ta pranojmë një gjë: nuk na duan të gjithë. Ka edhe nga ata që më thonë “tani që ke filluar këtë…”, mendojnë se po merrem me politikë. Unë nuk kam asnjë qasje politike. Jam njeri që vlerësoj atë që bëhet…”E pyetur nëse është një punë që mund ta përballojë si kohë fizike, Valbona thotë se, përveҫ faktit që i fal shumë kënaqësi, është një punë që mund ta përballojë, sepse funksionon me projekte: “Unë e kam angazhim të përkohshëm ose më saktë, është angazhim i përhershëm, por me disa faza.” Me këtë rast, nuk do të lërë pas dore as fëmijët, por edhe ata do t’i marrë me vete. Ka shumë rëndësi që edhe tre fëmijët e saj ta prekin atë realitet, pse jo të bëhen pjesë e aktiviteteve me fëmijët ku është edhe nëna e tyre e, pse jo, t’i prekin këto situata e të jenë aktivë për të kuptuar se ka shumë njerëz që kanë nevojë për fare pak nga të gjithë ne, përkushtim e dashuri.Kështu, Valbonën do ta shihni më shpesh me projekte të reja pranë Bashkisë së Tiranës, por jo si imazh, por si një nënë që do të japë sa të mundet për njerëzit në nevojë: “Unë nuk mendoj që imazhi i bashkisë ka nevojë për imazhin e Valbonës. Unë nuk do të jem as për imazh dhe as për mesazh. Bashkia është e mirëstruktuar që t’u dalë ballë të gjitha projekteve… Unë do të jap kontributin tim…”

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In