• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C gjatë fundjavës

by E B
16/06/2026 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po përballet me një valë të pazakontë të nxehti për muajin qershor, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 39°C gjatë fundjavës.

Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi në Dita Jonë në A2 CNN se vendi po regjistron vlera termike rreth 6 gradë mbi normat klimatike të sezonit.

“Këtë javë kemi vetëm rritje të temperature por që sot rriten më shumë nga sa prisnim. Sot më shumë,  të enjten më shumë. Me shumë gjasa deri të dielën mund të kemi 39 në territorin shqiptar një maksimum ky ekstremisht i lartë për muajin qershor. Maksimumet e kësaj dekadës së fundit që t’i quajmë në thonjëza normale sepse asnjë nga këto 10 vitet e fundit nuk ka qenë normal, por 30-33 gradë, por mbi 35 është jashtëzakonisht shumë për muajin qershor dhe në fakt sapo ka filluar”, tha Tanja Porja.

Sipas saj, temperaturat do të vijojnë të rriten çdo ditë, duke kaluar lehtësisht 35 gradë celsius në disa zona të vendit. Më të prekura nga i nxehti pritet të jenë Berati, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Gjirokastra, ndërsa Tirana do t’i afrohet gjithashtu kufirit të 35 gradëve.

“Sot do të kapërcehet dhe 35 gradë celsius dhe në vijim çdo ditë që kalon kemi të paktën nga një gradë rritje dhe presim 39 deri në fundjavë. Sot presim Berat, Fier, Elbasan me të paktën 35 gradë celsius, shumë pranë 35-ës edhe Gjirokastra dhe Shkodra, Tirana afër 35-ës sot, por Berati, Fieri, Elbasani dhe Shkodra janë dhe qytetet më të nxehta. Kryesisht Berat, Elbasan, Fier. Ky është trekëndëshi do të thosha që pret dhe temperaturat më të larta dhe kapërcen edhe 35 gradëshin. Por mos harroni që maksimumet nga pikëpamja e normalitetit klimatik, për qershorin duhet të jetë jo më shumë se 30°C, ndërsa për korrikun dhe për gushtin rreth 32-33 gradë celsius. Maksimumi që ne ta quajmë një ditë normale vere mesetare në territorin shqiptar”, theskoi meteorologia.

Meteorologia theksoi se vera e këtij viti pritet të jetë ndër më të nxehtat, si pasojë e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, duke shtuar se periudha 2026-2029 parashikohet të jetë një ndër më të nxehtat e viteve të fundit.

“Kjo verë do të jetë mjaft e nxehtë për dy arsye. Arsyeja kryesore është tendenca në rritje e temperaturës mesatare globale. Pra ngrohja globale që kemi disa vite për të cilën ne flasim dhe ndryshimet klimatike. Kjo është arsyeja kryesore. Çdo vit paraqitej si temperaturë mesatare vjetore më i nxehtë sesa paraardhësi. Kështu ka ndodhur që nga vitit 2015. Me parashikimet disi më afatgjata 2026 deri në 2029-ën është një trevjeçar shumë i nxehtë. Përveç kësaj ne jemi edhe në fenomenin e famshëm El Nino”, theksoi meteorologia në A2 CNN.

Megjithëse mesditat do të jenë përvëluese, orët e natës dhe mëngjesit vijojnë të mbeten relativisht të freskëta, sidomos në zonat malore, ku temperaturat zbresin deri në 10-12°C. Ndërkohë, bregdeti paraqitet më komod për pushuesit falë ndikimit freskues të erës.

Next Post
“Shqipëria ka dhënë garanci për vlerësim të plotë mjedisor për Zvërnecin”, Rama shpërndan deklaratën e Marta Kos

"Shqipëria ka dhënë garanci për vlerësim të plotë mjedisor për Zvërnecin", Rama shpërndan deklaratën e Marta Kos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In