• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vakancat tek Kushtetuesja/ A do bëhet Nishani “sebep” për debate në Komisionin e Reformës?

by Java News
11/05/2016 00:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javanews/ Prej disa kohësh, në Gjykatën Kushtetuese janë dy vende vakante, pasi gjyqtarëve Vladimir Kosta dhe Sokol Berberi i kanë mbaruar mandatet. Në përputhje me ligjin ekzistues Presidenti Nishani ka nisur procedurat për plotësimin e këtyre vendeve, por ndryshe është pozicioni i maxhorancës, që fillimisht pret të kalojë reformën në drejtësi, e cila do të prekë edhe “rregullat” e zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Mbetet për tu parë sot nëse Presidenti Nishani do të bëhet “sebep” për prishjen e konsensusit mes palëve në lidhje me diskutimin nen për nen të draftit të reformës në drejtësi, në kushtet kur procesi ka hyrë në fazën e saj më delikate.Gjykata Kushtetuese

Në nenin ekzistues të Kushtetutës, parashikohet se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga Presidenti dhe me pëlqimin e Kuvendit.

Në ndryshimin që propozohet në draftin e reformës në drejtësi, mënyra e emërimit ndryshon dhe bëhet me pjesë. Nga 9 anëtarë, 3 gjykatës emërohen nga Presidenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative.

Në lidhje me këtë çështje PD ka shprehur qëndrimin e saj se Presidenti do duhet të plotësojë dy vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese, gjë që mund të sjellë debate mes saj dhe maxhorancës në komisionin e reformës në drejtësi, që këtë të mërkurë diskuton pikërisht për ndryshimet që do t’i bëhen neneve për Gjykatën Kushtetuese në dokumentin themelor të shtetit.

Një pikë tjetër e rëndësishme është se anëtarët që ka të drejtë ti zgjedhë Kuvendi, emërohen me 3/5 e votave (84 vota), një formulë kjo që opozita nuk e pranon. Kjo do të jetë një pikë tjetër përplasjeje mes opozitës dhe maxhorancës.

Neni 125 si është:

  1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
  2. Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.
  3. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj.
  4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh.
  5. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.nishani profil

Neni 125 si propozohet nga drafti i reformës

  1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë emërohen nga Kuvendi dhe tre anëtarë emërohen nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative . Anëtarët që emërohen nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi përzgjidhen nga lista e kandidatëve të hartuar dhe renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese garanton standardet e kandidimit të hapur, konkurimit të ndershëm, transparencës dhe përzgjedhjes së kandidatëve më të kualifikuar.
  2. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kur në votimin e parë Kuvendi nuk siguron shumicën e kërkuar prej tre të pestave, brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës së kandidatëve, kandidati i renditur më lart konsiderohet i emëruar .
  3. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet , pa të drejtë riemërimi dhe përzgjidhen nga radhët e juristëve me të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.

Një tjetër ndryshim që pritet të ndodhë është edhe ai mbi nenin 128 të Kushtetutës, i cili i jep të drejtën Kuvendit që me një votim të me dy të tretat të mund të shkarkojë një gjykatës të Kushtetueses. Në ndryshimet e reja të propozuara në draftin e reformës, parashikohet që shkarkimin e një gjykatësi të Kushtetueses ta bëjë vetë Gjykata Kushtetuese, duke u bazuar në disa pika të mirëpërcaktuara.

Neni 128 si është:

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Si propozohet të bëhet:

Neni 128 ndryshohet si më poshtë vijon:

  1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas procedurës që rregullohet me ligj. Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, pa pjesëmarrjen e gjyqtarit subjekt i procedurës disiplinore , e cila vendos për shkarkimin e tij kur:
  2. a) konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit;
  3. b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
  4. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur:
  5. a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;

b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje.

Javanews/ a.k

Next Post

Takimi në nivelin më të lartë Kosovë-Serbi, në qershor?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

October 21, 2026
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

October 21, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

October 21, 2026
Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

October 21, 2026
Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

October 21, 2026
Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

October 21, 2026
“Të thirrën për Teatrin?”, Hervin Çuli flet pasi u mor në pyetje nga SPAK: Kam kryer një krim tjetër…

Djalli u kthye!

October 21, 2026
Netanyahu për protestat e dhunshme në Francë: Vendi i është nënshtruar pushtimit të islamit ekstremist

Netanyahu për protestat e dhunshme në Francë: Vendi i është nënshtruar pushtimit të islamit ekstremist

October 21, 2026
Koreja e Veriut publikon foto të Kim Jong Un – pse vazhdojnë të qarkullojnë thashethemet për vdekjen e tij?

Koreja e Veriut publikon foto të Kim Jong Un – pse vazhdojnë të qarkullojnë thashethemet për vdekjen e tij?

October 21, 2026
Rrëzohet një avion ushtarak në Francë, humb jetën një pilot! Vazhdojnë kërkimet për anëtarin e dytë

Rrëzohet një avion ushtarak në Francë, humb jetën një pilot! Vazhdojnë kërkimet për anëtarin e dytë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In