Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën në mbrëmje se Franca, e cila u godit nga incidente të dhunshme dhe plaçkitje gjatë fundjavës, “i ishte dorëzuar pushtimit të Islamit ekstremist”.
“Ata nuk u përgatitën me kohë, thjesht hoqën dorë, iu nënshtruan pushtimit të islamit ekstremist “, tha Netanyahu.
“Luftoni, mos lëvizni në mënyrë paqësore, luftoni ekstremistët”, tha Netanyahu në përgjigje të gazetarit i cili e pyeti se çfarë këshille do t’i jepte Francës.
Kryeministri izraelit tha se e kishte paralajmëruar Presidentin Francez Emmanuel Macron pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit: “Nëse nuk i eliminojmë këtu, do t’i keni në Paris “, i tha ai.
“Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh”, pohoi ai.
Retorika e Netanyahut i bën jehonë asaj që shpesh përdoret nga politikanë dhe komentatorë të ekstremit të djathtë në Perëndim, të cilët pohojnë pa asnjë bazë se zona të Evropës i nënshtrohen ligjit islamik për shkak të popullatave emigrante që jetojnë atje. Kritikët e këtyre pikëpamjeve flasin për islamofobi.
Marrëdhëniet midis Francës dhe Izraelit janë përkeqësuar që kur Parisi njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës në shtator 2025. Kryeministri izraelit e kishte akuzuar Macronin në atë kohë se “po i hidhte benzinë zjarrit të antisemitizmit” në Francë.
The post Netanyahu për protestat e dhunshme në Francë: Vendi i është nënshtruar pushtimit të islamit ekstremist appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë











