• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djalli u kthye!

by Java News
21/10/2026 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hervin Çuli

Të krahasosh revolucionin e 90 me ktë që po ndodh sot është sikur te krahasosh Leonardo Da Vincin me Aleksander Geramisov( piktorin e Stalinit), apo Moxartin me tallavanë.

Në 90 revolucionin e bënë masat dhe në krye prinin elitat. Elitat, petagogët, mësuesit ishin aty, në shesh, bashkë me studentët, nuk bënin një deklaratë skuthash dhe të iknin me vrap per ti lënë vendin molotovit.

Në 90 nuk kishte maska edhe pse regjimi armën më të egër kishte sigurimin e shtetit, kishte njerëz me fytyrë dhe duar të pastra. Ne 90 nuk u thye asnjë xham u rrëzua vetëm monumenti i Enver Hoxhes.

Në 90 populli i thjeshtë, i varfër, nuk delironte nën avujt e flakës së shkaterimit me kapuç në kokë, edhe kur shprehej fliste thjeshtë e në sy i ndjehej dhimbja.

Në 90 përfaqësuesit e politikës së re ishin disa nga njerzit më të shquar të vendit, tani janë një grup çakejsh që duan të rrembejne protagonizem duke nxitur turmat në shkatërrim e më pas të dalin si heroj dhe të rrembejnë ndonjë llokmëm.

Në 90 akti më ekstrem ishte greva e urisë ndersa sot janë molotovët, gurët, levat e çekiçët.

Në 90 petagogët nuk i nxisnin studentët të braktisnin mësimin sepse nuk kishte më kuptim mesimi!

Në 90 nuk kërkonte njeri gjak, vdekje, edhe pse perballë ishin segmentet e fundit te diktaturës, por populli kërkonte vetëm liri. Kurse parullat e sotme janë thirrje për vdekje ose sharrje qesharake me libër shpie. Tragjedia dhe komedia vetëm nga një fill i hollë ndahen!

Në 90 përfaqësia e studentëve dhe intelektualëve takoi Ramiz Alinë, ndërsa sot tavolina për fatet e vendit rrefuzohet në menyre ekstreme.

Në 90 studentët iluminoheshin nga libri kurse sot protagonistet iluminohen nga tik- toku dhe porno- televizioni.

Ky është ndryshimi i madh i dy epokave, i dy kulturave, që ndryshojnë si nata me ditën me njëra tjetrën.

Ashtu si ndryshon Moxarti nga tallavaja! Ashtu si ndryshon ëngjelli nga djalli!

E djalli u kthye!…

Next Post
Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

October 21, 2026
Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

October 21, 2026
Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

October 21, 2026
Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

October 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

October 21, 2026
Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

October 21, 2026
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

October 21, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

October 21, 2026
Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In