Një vajzë tmerrësisht xheloze ndaj të dashurit të saj 24 vjeçar, e ka përfunduar duke e vrarë atë me thikë, pasi sipas saj ai rrinte shumë kohë në Facebook. Terri-Marie Palmer, 23 vjeçare pak para se të ngulte një thikë buke në trupin e të dashurit të saj kishte postuar po vetë në rrjetin e saj social një mesazh ku thujet sesa shumë ai e acaronte atë me përdorimin e tepërt të FB-së.
Pas krimit, 23 vjeçarja kishte marrë në telefon policinë, duke thënë se në mënyrë aksidentale, i dashuri i saj ishte vrarë nga thika… me duart e veta dhe jo nga ajo.