• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Rama ka krijuar botën e shkeljes së ligjit, mbron Veliajn dhe kopshtin e tij kafene

by Java News
22/02/2016 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një statusi në rrjetin social Kryetari i PD-së Lulzim Basha shkruan se Kryeministri Rama vazhdon të thellojë hendekun mes dy botëve, atë të qytetarëve të pamundur dhe tjetrën, ku qëndrojnë interesat korruptive të personave të lidhur me të. Basha sulmon edhe kreun e Bashkisë Erion Veliaj, kur thotë se ai po mbrohet nga Rama, pavarësisht se parku liqenit po shkallmohet me ndërtime abuzive. Po të njëjtën logjikë dhe argument, Basha e përdor edhe për deputetin e PS-së Armando Prenga apo për të tjerë deputetë si Koço Kokëdhima.

“Në botën e tij gëlon shkelja e ligjit, e kushtetutës, vjedhja e korrupsioni. Në këtë anë, janë strehuar hajdutët që vjedhin dhe spyesin për askënd. Në botën tjetër, janë qytetarët e pamundur, të cilët i kap ligji dhe represioni, edhe për një tjegull që vendosin në çati, edhe për një dritare që rregullojnë.

Në botën e Edi Ramës, është Erion Veliaj që shkallmon Parkun e Liqenit pa leje, që ndërton aty kafe dhe restorant për interesa korruptive.

Eshte Armando Prenga që pasi ka bërë kasaphanë me armë pa leje brenda komisariatit të policisë, sot shqyrton në parlament dekretet e Presidentit.

Janë Beqët e Ahmetajt që po zhvasin çdo ditë miliarda me koncesione. Eshte Tahiri, kumbari i trafikut të drogës. Eshte Kokëdhima që sundon Jugun.

Balla që kontrollon çdo emërim, licensë e tender nga Elbasani në Korcë. Një gjiriz i madh me shkelës ligji, me vjedhës, me të korruptuar”.- shkruan Basha.

Në këto kushte, lideri i opozitës thekson se protesta mbetet e vetmja zgjidhje për të kundërshtuar dhe për t’i bërë ballë korrupsionit qeveritar.

“Në botën e qytetarëve dhuna ndaj tyre shtohet çdo ditë. Burgu i pret të pamundurit, të cilët ndëshkohen pikërisht për varfërinë e tyre.

Kjo padrejtësi po çon cdo ditë në konflikt social. Këto dy botë nuk mund të pajtohen. E vetmja rrugë që i ka mbetur qytetarëve është të përballen me kampin e sunduesve të korruptuar. Të qëndrojnë përballë tyre. T’u rezistojnë me forcë dhunuesve, plackitësve.

Protestë, rezistencë, përballje. Kjo është rruga e qytetarëve. Ky është shpëtimi. Ndryshe vjedhja, korrupsioni, shkelja e ligjit, zhvatja e pasurive publike do të shtohen çdo ditë, do asfiksojnë vendin, do mbysin demokracinë.​”- përfundon Basha.

Next Post

Ja si është në jetën reale familja e Xhihanit tek Fate të kryqëzuara (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In