• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

by Thoma Gëllçi
11/03/2026 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Më ka mbetur gjithmonë në kujtesë një episod domethënës nga jeta institucionale shqiptare. Në një moment kur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi një vendim të Parlamentit, Namik Dokle në atë kohë kryetar parlamenti reagoi menjëherë duke dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryetarit të Kuvendit. Ishte një veprim i rrallë për politikën shqiptare dhe një gjest që shprehte respekt të qartë për institucionet dhe për vendimet e tyre. Një dorëheqje si përgjegjësi politike sepse vendimi i Kuvendit nuk ishte përgjegjësia e tij personale.

Në një vend ku shpesh postet mbahen me çdo kusht, edhe kur rrethanat kërkojnë përgjegjësi politike, ai veprim mori një domethënie të veçantë. Fan Noli i quante dikur disa politikanë shqiptarë “kolltukofagë”, njerëz që nuk shkëputen nga karrigia e pushtetit “edhe sikur t’u presësh duart, këmbët dhe kokën”. Në atë kulturë politike ku karrigia shihet si pronë personale dhe jo si përgjegjësi publike, dorëheqja e menjëhershme e Namik Dokles mbeti një shembull i një standardi tjetër.

Ky episod përmbledh në një farë mënyre stilin e tij në jetën publike: qetësi, sens institucional dhe një marrëdhënie të natyrshme me përgjegjësinë që sjell posti.

Sot, kur Namik Dokle mbush tetëdhjetë vjeç, ky përvjetor është një rast për të parë një rrugë të gjatë që kalon nëpër disa fusha të rëndësishme të jetës shqiptare: gazetarinë, politikën dhe letërsinë.

Formimi i tij profesional lidhet me gazetarinë. Ai i përket një brezi gazetarësh që u rritën në redaksi ku fjala peshohej dhe ku profesioni kërkonte disiplinë të përditshme. Gazeta “Zëri i Popullit” ishte një nga ato redaksi që funksiononin si shkollë e vërtetë gazetarie.

Aty kam pasur edhe përvojën time personale me të. Në vitet kur punoja gazetar në “Zëri i Popullit”, Namik Dokle ishte kryeredaktori im. Redaksia e asaj kohe ishte një mjedis pune intensiv: diskutime për çdo tekst, për çdo titull dhe për çdo formulim. Ishte një mënyrë pune që të mësonte respektin për fjalën e shkruar dhe për përgjegjësinë që mbart ajo.

Më vonë rrugët tona profesionale u kryqëzuan sërish në një moment tjetër. Kur Namik Dokle mori detyrën e nënkryetarit të Partisë Socialiste, unë mora vendin e tij si kryeredaktor i gazetës. Marrëdhënia redaktor–gazetar u kthye atëherë në një bashkëpunim të një natyre tjetër, në një periudhë kur politika dhe media po hynin në një fazë të re të jetës demokratike shqiptare.

Në jetën politike Namik Dokle mbajti poste të rëndësishme në institucionet e shtetit gjatë viteve të tranzicionit. Ishin vite të vështira, me tensione dhe përplasje të forta politike, por edhe vite kur institucionet e demokracisë po ndërtoheshin hap pas hapi. Në këtë mjedis ai mbeti një figurë e identifikuar me një stil të matur dhe me një profil publik pa bujë.

Pas viteve të angazhimit politik, ai iu kthye me intensitet një fushe tjetër: letërsisë. Librat e tij të viteve të fundit kanë gjetur lexues dhe vlerësime, duke treguar se përvoja e një jete të gjatë mund të shndërrohet në material të pasur letrar. Në këto vepra ndihet qartësia e gazetarit dhe reflektimi i shkrimtarit.

Sot, në moshën tetëdhjetëvjeçare, Namik Dokle mbetet një autor aktiv, me një ritëm krijues që shumë shkrimtarë më të rinj do ta kishin zili. Librat e tij sjellin histori, kujtime dhe vëzhgime nga jeta shqiptare, të shkruara me një stil të drejtpërdrejtë dhe komunikues.

Tetëdhjetë vjet pas lindjes, rruga e tij përmbledh disa role të rëndësishme: gazetar, drejtues redaksie, politikan dhe shkrimtar. Për këtë arsye përvjetori i tij është më shumë se një datë personale. Është një moment për të kujtuar një figurë që ka qenë pjesë e disa kapitujve të jetës publike shqiptare.

Ajo që mbetet më e dukshme sot është vazhdimësia e krijimtarisë së tij. Namik Dokle vazhdon të shkruajë dhe të botojë, duke treguar se përvoja dhe kujtesa mund të kthehen në energji krijuese.

Tetëdhjetë vjet dhe pena ende në punë.

Gëzuar përvjetorin, Namik. Edhe shumë vite të tjerë aktivë në shoqëri dhe familje! Edhe më shumë libra të tjerë përpara.

Next Post
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

October 3, 2026
Regjistrimet në universitete/ Nis pagesa e tarifave të aplikimit, më 29 korrik – 3 gusht aplikohet online

Viti i ri akademik/ Mbi 20 mijë studentë të regjistruar në raundin e dytë, mundësi zgjedhje deri më 21 tetor

October 3, 2026
Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

October 3, 2026
“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com