• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vajti në… të motrës, vdiq!”/ Audio-përgjimet, si e detyroi banda shqiptare një anëtar të saj të vetëvritej, grupi ra në ‘grackën’ e policisë greke

by
20/02/2022 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia greke shkatërroi dje një grup kriminal shqiptar që kryente vjedhje në stacionet dhe mjetet e transportit publik në Greqi. Pjesëtarë të bandës të përbërë nga anëtarë nga Saranda, Fieri, Gjirokastra, Berati e Vlora janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera, ku më e rënda është ajo e shtyrjes drejt vetëvrasjes të një personi që u detyrohej 10 mijë euro.

Operacioni për goditjen e grupit ka nisur në tetor 2021, ku policia greke i ka filmuar, fotografuar e përgjuar hajdutët gjatë veprimtarisë së tyre. Sipas News24, nëngrupi i parë drejtohej nga Klodjan Zeneli, 37 vjeç nga Saranda, i njohur në Greqi me pseudonimin “Klodi”, ndërsa në vendlindje si “Klodi Xhepos”. Nën drejtimin e tij ishin rreth 10 persona, Gimi 23-vjeç, Turi 44-vjeç (Artur Bashimi), Celo 35-vjeç, Mini ose Mine 37-vjeç, Coli 33-vjeç aktualisht ne burgun e Korfuzit si dhe tre shqiptare 31, 43 dhe 52-vjeç.

Nëngrupi i dytë drejtohej nga Aldo Bramellari, 32-vjeç nga Tirana, i njohur në Greqi me pseudonimin “Martin”. Nen drejtimin e tij ishin rreth 14 persona, shqiptaret Mandi, Niku, Nari dhe Miri, 45-vjeçari Armando, 42-vjeçari Turi (Artur Dinaj), 27-vjeçari Eltjon, 52-vjecari Mondi, një bullgare me emrin Maria, katër shqiptarë 42, 43, 53 dhe 63-vjeç dhe një rumun 20-vjeç.

Nëngrupi i tretë drejtohej nga 43-vjeçari Dilaver Alushi nga Gjirokastra, i njohur në Greqi me pseudonimin “Laveri” ndërsa ne grup ishin edhe dy shqiptarë, njëeri prej të cilëve ende i paidentifikuar me pseudonimin “Blendi”.

Grupi i “xhepistave” vidhte portofola, celularë, dokumente e ç’të gjente. Viktima te tyre ishin kryesisht të moshuar, vajza të reja dhe turistë. Anëtarët e grupit niseshin në mëngjes me makina, motorë ose në këmbë dhe shkonin nëpër stacione ndërkohë që zgjidhnin oraret 06.00-12.30 dhe 17.00-21.00.

Marsel Bashimi, 35-vjec nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thike nje shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjate nje zenke per perparesine e kalimit te mjeteve ne rruge. Ai u pergjua pas ngjarjes teksa i kerkonte anetareve te tjere te grupit te deklaronin te vjedhur mjetin e tij dhe te ndryshonin targat. Te nesermen e plagosjes policia e Athines e zbuloi ku ndodhej dhe e arrestoi.

Nje tjeter ngjarje e rende e zbuluar eshte nje vetevrasje. Nje anetar i grupit i njohur si “Lame” kreu vetevrasje pasi detyrohej 10.000 euro dhe presionohej nga drejtues te grupit qe t’i jepte. Teksa banda kishte planifikuar qe ta rrihte me qellim qe te jepte parate, i riu nuk e duroi presionin dhe vrau veten. U gjet i varur ne nje dhome hoteli ne “Omonia”.

Një bisedë e përgjuar mes Klodjan Zenelit dhe Marsel Bashimit është si vijon:

Bashimi: Atje eshte Lame.

Klodjan: Jo * erdhi ketu i dehur.

Bashimi: Pse nuk e mbajte.

Klodjan: Mora Turin por Turi me tha qe hante. Ca ka bere *

Bashimi: Ceshtja eshte qe mua me detyrohet ca para dhe ka bere pune 10.000 euro **

Klodjan: Sa ka bere

Bashimi: 10.000 euro ore vella. Ishin 17, 7 i moren ata, 10 i mori Lame

Klodjan: Kur i ka bere ore vella

Bashimi: Para dy ditesh ore vella ai me tha mua qe beri nje pune 300 lek (e pakuptueshme) tek kush dha 50 lek

Klodjan: Ai me tha mua kam bere nje pune 300 lek (e pakuptueshme) 50 lek

Bashimi: Kujt ja dha 50 lek

Klodjan: 17.000 lek

Bashimi: 7.000 dhe ato i moren te tjeret dhe 10.000 lek Lame.

(Lek perdoret si kod per te nenkuptuar Euro, ndersa me * jane shenuar fjale fyese)

Madje nje bisede te dates 21.11.2021 mes nje prej drejtuesve te grupit dhe nje shqiptari te paidentifikuar pas vetevrajes se Lames vijon si me poshte:

I panjohur: E more vesh per Lamen.

Drejtuesi: Aa…

I panjohur: Vajti ne… te motres vdiq

Drejtuesi: E di

I panjohur: U var, e gjeten te varur

Drejtuesi: Ku e gjeten te varur

I panjohur: Ne hotel ishte bashke me… E gjeti ai te varur

Nga dosja hetimore jane zbuluar edhe dy emra te tjere shqiptaresh te cilet nuk jane bere publik ne emrat e identifikuar nga policia per publikun, konkretisht shtetasit Agim Stroka dhe Erion Muhamet Jakupi.

Madje ne nje bisede, Stroka flet me nje shqiptar te paidentifikuar lidhur me kontrollet e policise dhe gjate bisedes zbulohet se ky i fundit ka me vete nje arme zjarri.

Megjithate avokatet Dimitris Mpeldekos dhe Giannis Glikas, qe mbrojne nje prej drejtuesit e grupit, jane shprehur per mediat greke: “Sot hetuesja me pëlqimin e prokurores ka liruar klientin tonë duke pranuar pjesërisht argumentet tona ligjore dhe faktike. Jemi shumë të kënaqur me këtë zhvillim dhe presim që të përcaktohet gjyqi për të vërtetuar pafajësinë e tij të plotë”.

“Xhepistat” me precedente edhe ne Shqiperi.

1. Marsel Bashimi, 35-vjec nga lagjia “Manat” Gjirokaster, ka qene i arrestuar edhe ne nentor 2014 per vjedhjen me dhune te nje 20-vjecareje ne Lazarat. Ai i grabiti celularin nen kercenimin e thikes, gjate kohes qe e reja kthehej nga varrezat.

2. Aldo Bramellari, 32-vjec nga Tirana, ka qene i arrestuar ne tetor 2016, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.S, vjeç 35, banues në Prishtinë Kosovë, se në stadiumin e Shkodres, gjate ndeshjes Kosove – Kroaci, dyshonte se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular “Iphone”, portofolin dhe disa dokumente, të cilat i janë gjetur këtij shtetasi.

3. Artur Dinaj, 43-vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”. Per here te fundit arrestuar ne Shqiperi ne qershor 2017 ne Fier per “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” lidhur me disa te shtena me arme zjarri ne lokal “Gjermani” ne Seman, Fier ne 21.06.2017./ BW/

/b.h

Next Post
Zhduket gruaja në Korçë, burri në polici: U fut në liqen dhe nuk doli më!

Zhduket gruaja në Korçë, burri në polici: U fut në liqen dhe nuk doli më!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

“Ku ishin pyetjet për Veliajn?”/ Kritika nga Holanda: Europa reagoi për İmamoğlu, por heshti për kryebashkiakun e Tiranës

August 16, 2026
Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

August 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 16, 2026
Burri që i është bërë barrë PD-së, peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës

Arbitrazhi për Vlorën/ Shejtanët vallëzojnë gjithmonë jashtë shishes

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

August 16, 2026
Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

August 16, 2026
Tragjedi në Hungari/ Përmbyset autobusi, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur, dyshohet se shoferi ra në gjumë

Tragjedi në Hungari/ Përmbyset autobusi, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur, dyshohet se shoferi ra në gjumë

August 16, 2026
“Në korridor tym, në ballkon flakë”/ 21-vjeçari hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit: Më zgjoi gruaja

“Në korridor tym, në ballkon flakë”/ 21-vjeçari hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit: Më zgjoi gruaja

August 16, 2026
“Flakë, tym…”/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

“Flakë, tym…”/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

August 16, 2026
Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com