Firma Turke Kurum duket se po shkon drejt mbylljes së aktivitetit të saj të shkrirjes së çelikut në qytetin e Elbasanit.
Burime bëjnë të ditur se punëtorë të uzinës së Çelikut dhe Petëzimit janë njoftuar për ndërprerjen e kontratës.
Kjo e fundit është ndërprerë prej datës 1 gusht ne sektorin e uzinës së Çelikut dhe prej 20 gushit duket se është mbyllur edhe uzina e petëzimit.
Ende nuk është bërë me dije se cili është shkaku që po çon drejt mbylljes këtë firmë, ndërsa nuk ka akoma asnjë reagim nga drejtuesit e saj.
/a.r