• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushtar profesionist/ Nisin rekrutimet në ushtrinë shqiptare, si mund të aplikoni

by Java News
27/01/2017 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se kanë filluar regjistrimet e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë në FA për periudhën 10 prill – 30 qershor 2017. Qendra e Personel Rekrutimit (QPR) ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtarë/detarë aktivë për periudhën 10 prill – 30 qershor 2017 (170 rekrutë).

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri më 17 mars 2017.
Për regjistrime drejtohuni pranë QPR në adresën Rruga e Dibrës, Tiranë (në mjediset e garnizonit “Skënderbej”).

Si të rekrutohem ushtar/detar aktiv në FA
Në kushtet e ndryshimit ligjor dhe strukturor ku koha e qëndrimit në shërbimin aktiv është rritur dhe ushtarët aktivë janë i vetmi burim për nënoficerët, rekrutimi i tyre ka një impakt të rëndësishëm mbi të ardhmen e FA. Përmbushja e kësaj kërkese kërkon që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga na fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.

Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura duhet t’u ofrojë shanse të barabarta të gjithë shtetasve shqiptarë për mosdiskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fetare, vendbanimit si dhe pagës përfitimeve dhe kompensimeve të tjera sipas veçorive të shërbimit ushtarak.

Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar.

Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.

Formulari i aplikimit për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura dhe dokumentacioni që i nevojitet aplikantit janë formulari i aplikimit dhe formulari i pranimit (viti 2014).

Testi ushtarak i Përgatitjes Fizike në FA (viti 2013).

Dokumenti “Procedurat dhe kriteret e rekrutimit të ushtarëve/detarëve aktivë në FA” është miratuar nga ministrja e Mbrojtjes: Udhëzimi nr.10 datë 12/09/2014 dhe përcakton, parimet, objektivat, standardet, përgjegjësitë, kryerjen e procedurave dhe zbatimin e kritereve për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktiv.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktivë

a) Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

– Të ketë shtetësi shqiptare.
– Të ketë figurë të pastër morale.
– Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.
– Të mos jetë në ndjekje penale.
– Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.
– Të mos jetë në gjykim penal nga gjykata
– Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtari/detari aktiv, nuk duhet të ketë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.
– Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.
– Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga qendra shëndetësore e vendbanimit të kandidatit.
– Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual, dhe psikologjik.
– Kandidatët për ushtar/detar aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra.
– Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femrat.

b) Për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat të përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP.

Procedura e aplikimit për ushtar/detar

a) Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë/detarë aktivë, do të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.
b) Aplikantët plotësojnë:

–  formularin e aplikimit (shkarko formularin e aplikimit)
–  formularin e pranimit të dokumentacionit (shkarko formularin e pranimit) dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes.

c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit (testimi fizik me tabelat e pikëve, intelektual, psikologjik) janë të publikuara në faqen e internetit të MM dhe FA.

Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëm

a) Kandidatët për ushtarë/detarë aktivë, paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit, dokumentet e mëposhtme:

– Kërkesë më shkrim në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, deklarimi se ka qenë i padënuar brenda dhe jashtë vendit, statusi familjar(martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti dhe specialiteti në të cilën do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi (formulari i aplikimit);

– Fotokopjen e kartës së identitetit;
– Certifikatë familjare;
– Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm;
– Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit ose të arsimit të lartë të noterizuar;
– Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësi profesionale (nëse ka), të noterizuar;
– Dëshmi penaliteti;
– Vërtetim nga prokuroria;
– Vërtetim nga gjykata;

Dokumentet mjekësore:

1. Raportin mjekësor të lëshuar nga Komisioni mjeko – ligjor (KML) i qendrës shëndetësore të vendbanimit të kandidatit të shoqëruar.
2. Një raport ose vërtetim nga mjeku i familjes ku deklarohet se kandidati është i shëndeteshëm dhe nuk ka sëmundje infektive.
3. Ekzaminimet për agjentët infektivë (Hepatit B, Hepatit C, HIV/AIDS) dhe grupin e gjakut të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ose bankat e gjakut apo drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet ku banojnë.

Në momentin e aplikimit pranë zyrës së pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit kandidatët duhet të plotësojnë një formular vetë deklarimi për gjendjen shëndetësore të kandidatit.

ma.me
Next Post
Petrovci-qytetarëve: Më duhen 100 mijë euro për filmin që s’e mbështeti shteti

Petrovci-qytetarëve: Më duhen 100 mijë euro për filmin që s’e mbështeti shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In