• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Urdhri ishte i Berishës”/ Gazetari Mahmutaj u plagos më ’21 janar’: Nga Gërdeci, Rruga e Kombit, vrasje e Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur “hundët” Sali…

by Java News
21/01/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

11 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.

“Nuk ka rëndësi kush tërhoqi këmbëzën, urdhri ishte i Berishës! Basha s’ka lidhje, kush e pyeste atë. E dimë të gjithë mirë, që përveç Berishës nuk mund të jepte njeri urdhri. Sot s’ka asgjë në dorë, vetëm një turmë të marrësh e ndjekin nga mbrapa duke provokuar dhunë. Ajo dihet saktësisht urdhrin e ka dhënë Berisha.”, tha ai për Report Tv.

Duke përshkruar momentin ku një plumb i përshkoi dorën për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Mahmutaj tha se në ato momente të “21 janarit” po qëllohej nga të gjitha anët, ndërsa shtoi se çdo çështje në të cilën Berisha ka “futur hundët” nuk ka marrë fund.

“U qëllua nga të gjitha anët. Drejt njerëzve, u krijua një shok për pak minuta, nuk po merrej vesh ku po qëllonte. Na ka qëlluar dikush nga sipër tarracës së ministrisë dhe ky ishte shefi i sigurisë i ish-kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Unë jam një nga 37 të plagosurit, nuk më ka ndodhur gjë e madhe në krahasim nga të tjerët. Ajo që nuk falet është hedhja e baltës mbi drejtësinë.

Kjo çështje është e mbyllur, si ajo e gërdecit, si rruga e kombit, vrasje e Kostra Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur hundën Berisha nuk janë kanë marrë ndonjëherë fund…”, u shpreh ai.

I pyetur për protestën e dhunshme të 8 janarit, të nxitur nga Sali Berisha ai tha se është çudi që në 2022 ka akoma të “çmendur” që shkojnë mbrapa ish-kryeministrit.

“Jemi në 2022 imagjino që ka akoma të çmendur që i shkojnë nga mbrapa Berishës. Berisha nuk e ka kuptuar dhe nuk do ta kuptojë kurrë. Berisha ushqehet me frikën e disave ndaj ti, indiferencës e disave ndaj tij dhe me baballëkun e disave. Ky është ushqimi i tij, përderisa nuk i tregohet vendi dhe drejtësia atëherë harrojeni, do të vazhdojë kështu.”, tha gazetari.

Lidhur me zgjedhjen e Metës për të shmangur gazetarët kur e pyetën për “21 janarin”, ai tha se kjo është gjysma e së keqes.

“Gjysma e të keqes, sepse Meta mund t’i quaj kokëpalarë.”, shtoi ai./m.j

Next Post
“Furnizimi me ujë”/ UKT njoftim për banorët në Tiranë, kujdes gjatë orëve në vijim

"Furnizimi me ujë"/ UKT njoftim për banorët në Tiranë, kujdes gjatë orëve në vijim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

October 28, 2026
BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
Panik në Librazhd, flakët përfshijnë dy restorante në breg të Shkumbinit

Panik në Librazhd, flakët përfshijnë dy restorante në breg të Shkumbinit

October 27, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In