• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

by A R
18/05/2026 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Driton Sulejmani, njëkohësisht edhe zëdhënës i koalicionit “VLEN”, ka garantuar se studentët shqiptarë do të kenë mundësinë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ai tha se qeveria ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit pas protestës së parë të studentëve.

“Nuk është çështja e protestave, por qeveria që pas protestës së parë ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit me të cilët ballafaqohen studentët shqiptarë në fakultetet juridike. Studentët kanë zhvilluar një takim edhe me Zv. Kryeministrin e Parë, Bekim Sali, si dhe me dy bashkëkryetarët e ‘VLEN’. Në kuadër të kësaj është krijuar një komision nga qeveria me ekspertë që janë duke gjetur një zgjidhje ligjore, që më në fund studentët shqiptarë mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe,” deklaroi Sulejmani.

Ai sqaroi se kjo nuk është një problematikë e re, por një situatë e përsëritur ndër vite, që sikurse tha ai “Kjo nuk është një problematikë që ka lindur sot, por të gjithë studentët shqiptarë që kanë kryer këtë fakultet, që nga koha e pavarësimit deri më sot, provimin e jurisprudencës e kanë dhënë në gjuhën maqedonase.”

Zv.ministri akuzoi ish-ministra të BDI-së se po fshihen pas protestave.

“Fatkeqësisht pas kësaj proteste fshihen ish-ministra të BDI-së, sepse nuk janë në gjendje të organizojnë vetë protesta, nuk kanë kredibilitet dhe kanë gjetur një mundësi që të fshihen pas tyre.”

Duke garantuar studentwt shqiptar, ai shtoi se puna e qeverisë nuk kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por sikurse shtoi “Ne po punojmë jo vetëm për provimin e jurisprudencës, por jemi duke gjetur edhe zgjidhje të tjera profesionale që gjithashtu jepen vetëm në gjuhën maqedonase.”

Zv.ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Driton Sulejmani, njëkohësisht edhe zëdhënës i koalicionit “VLEN”, ka garantuar se studentët shqiptarë do të kenë mundësinë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ai tha se qeveria ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit pas protestës së parë të studentëve.

“Nuk është çështja e protestave, por qeveria që pas protestës së parë ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit me të cilët ballafaqohen studentët shqiptarë në fakultetet juridike. Studentët kanë zhvilluar një takim edhe me Zv. Kryeministrin e Parë, Bekim Sali, si dhe me dy bashkëkryetarët e ‘VLEN’. Në kuadër të kësaj është krijuar një komision nga qeveria me ekspertë që janë duke gjetur një zgjidhje ligjore, që më në fund studentët shqiptarë mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe,” deklaroi Sulejmani.

Ai sqaroi se kjo nuk është një problematikë e re, por një situatë e përsëritur ndër vite, qw sikurse tha ai “Kjo nuk është një problematikë që ka lindur sot, por të gjithë studentët shqiptarë që kanë kryer këtë fakultet, që nga koha e pavarësimit deri më sot, provimin e jurisprudencës e kanë dhënë në gjuhën maqedonase.”

Zv.ministri akuzoi ish-ministra të BDI-së se po fshihen pas protestave.

“Fatkeqësisht pas kësaj proteste fshihen ish-ministra të BDI-së, sepse nuk janë në gjendje të organizojnë vetë protesta, nuk kanë kredibilitet dhe kanë gjetur një mundësi që të fshihen pas tyre.”

Duke garantuar studentwt shqiptar, ai shtoi se puna e qeverisë nuk kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por sikurse shtoi ai “Ne po punojmë jo vetëm për provimin e jurisprudencës, por jemi duke gjetur edhe zgjidhje të tjera profesionale që gjithashtu jepen vetëm në gjuhën maqedonase.”

Next Post
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com