• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Urbi et orbi”/ Gjesti spektakolar i Papës që i drodhi zërin edhe spikeres, thirrja e tij për besimtarët

by Java News
28/03/2020 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spikeres gati sa s‘i i iku fare zëri. Në fakt është një punë rutinë, që punonjësit e “Radio Vatikanit në gjuhën gjermane” të përkthejnë në gjermanisht fjalët e Papa Françeskut në lutjen “Angelus” të dielave. Disa fjali të devotshme, disa përshëndetje dhe dëshirën e Papës në fund, „Mos harroni të luteni për mua!”

Por të dielën e kaluar kreu i kishës bëri dy njoftime në lidhje me luftën dramatike që po zhvillohet kundër pandemisë së koronavirusit në Itali. Nga njëra anë thirrja për të thënë së bashku në mbarë botën lutjen „Ati Ynë” të mërkurën e kësaj jave. Dhe pastaj – aty përkthyeses iu drodh zëri – njoftimi për një ceremoni me një bekim solemn “Urbi et orbi” të premten e kësaj jave. Në një litani, siç thotë vetë ai.

Bekimi funksionon në televizion

Në mbarë botën edhe njerëzit, që nuk kanë aspak të bëjnë me kishën, e njohin bekimin “Urbi et Orbi”, sepse është pjesë e programit fiks të Papës për Krishtlindje dhe Pashkë, që mbulohet nga mediat ndërkombëtare. Fjalët latine kanë kuptimin “qyteti dhe toka”. Ato e bëjnë të qartë, se që prej shekullit të 13-të kisha e kupton si global këtë bekim të njohur. Kush e përjeton atë me besim, kisha u premton heqjen e mëkateve, që kanë.

Në kohët moderne ai është bërë më relevant. Sepse zyrtarisht marrja e bekimit, që Papa e jep nga ballkoni qendror i bazilikës së Shën Pjetrit, është i mundur edhe në mënyrë elektronike. Që prej vitit 1967 përmes radios, nga viti 1985 përmes televizionit, nga viti 1995 edhe në internet. Gjithmonë në festat e larta fetare dhe pas zgjedhjes së një pape të ri.

Për herë të parë prej disa brezash

Por edhe në mënyrë të posaçme, jashtë datave të zakonshme? Duke hulumtuar e pyetur teologë të ndryshëm, se kur ka ndodhur kjo për herë të fundit, arrijmë te viti 1950. Para 70 vjetësh Papa Piu XII. e bashkoi shpalljen e dogmës së ngjitjes së Marisë në qiell me një bekim solemn “Urbi et orbi”. Kjo ka ndodhur disa breza më parë.

Dhe tani Françesku të premten drejton një lutje në sheshin bosh para bazilikës së Shën Pjetrit, duke thënë litani dhe pastaj në mënyrë më solemne dhe festive se zakonisht jep bekimin. Në orarin e zgjedhur nga Papa për ceremoninë (18 Uhr CET), atë mundën ta ndjekin edhe njerëzit në Amerikë nga veriu në jug, në kohë normale të ditës.

Situata është serioze

Me këtë celebrim, i thotë teologu katolik Ulrich L. Lehner Deutsche Welles, Françesku tregon, “sa serioze është gjendja në Itali”.

Deri tani në Itali ka pasur më shumë se 7500 raste vdekjesh, ndër to së paku 60 priftërinj katolikë. Të mërkurën vdiq në Breshia për herë të parë një peshkop nga koronavirusi. Lehner pohon se “në një kohë, kur kishat kanë heshtur, sepse nuk ka më mesha në publik, kisha flet me këtë gjest që u drejtohet të gjithëve: Zoti është këtu! Ai qëndron pranë nesh, edhe në këto orë të vështira.” Mesazhi ka për qëllim t‘u tregojë të gjithë ndihmëseve dhe ndihmësve, qoftë në shërbimin shëndetësor, në arkat e supermarketeve, apo në logjistikë, se Papa dhe të gjithë katoliket dhe katolikët u lutën për ta. Një lutje e tillë, thotë Lehner, “nuk është kurrë pa vlerë”.

Në mënyrë të ngjashme shprehet edhe teologu Thomas Schüller në bisedë me Deutsche Wellen. “Fakti që Papa Françesku i drejtohet kësaj forme të bekimit, tregon se sa serioze e sheh ai gjendjen. Ai e shtrin vështrimin në komunitetin botëror, i cili vuan bashkarisht”, thotë juristi kishtar nga qyteti gjerman i Münster-it. Me këtë bekim Papa e vendos botën “si një tërësi ekumenike-fetare nën mbrojtjen e Zotit”.

43 vjeçari Lehner, një bavarez, jep teologji në Universitetin Notre Dame në shtetin amerikan të Indianës, një nga universitetet më të respektuara katolike në botë. Fokusi i tij është historia e kishës dhe e teologjisë. Ndoshta edhe për këtë arsye ai thotë se gjesti i Papës i kujton atij përshkrimet nga Lufta e Dytë Botërore në Romë. Atëherë Papa Piu XII. kishte shkuar me automobil në pjesët e bombarduara të qytetit, duke u lutur me njerëzit në nevojë dhe duke u dhënë para si ndihmë. “Pjetri është aty. Ai është i vjetër, i sëmurë, por Pjetri është aty. Ai nuk largohet”, thotë Lehner.

Burri i moshuar dhe vuajtja

Pasardhësi aktual i Pjetrit është 83 vjeç. Edhe pse ai nuk është i dobët, në kohët e coronës ai konsiderohet dyfish i rrezikuar. Për shkak të një sëmundjeje, në rininë e tij mjekët është dashur t‘i heqin pjesë të mushkërisë së djathtë. Nga shtëpia ku banon Papa e ku banojnë vetëm pak punonjës të tij, një monsinjor italian u dërgua këtë javë në një spital të qytetit. Ai është i sëmurë me koronavirus.

Kushdo që ndjek këtë javë meshën e mëngjesit të Papës nga kapela e shtëpisë ku ai banon, përjeton një klerik të zhytur në mendime, gati të tronditur, për të cilin është e huaj çdo sjellje papnore-pompoze. Ai flet ngadalë, kur shprehet për fatin e atyre që vuajnë nga virusi i koronës. Duket gati sikur ai përgjërohet, sikur i përbetohet Zotit. Prej disa ditësh edhe televizioni italian RAI transmeton meshën e Papës. Numri i shikuesve rritet nga dita në ditë.

Për celebrimin e litanisë dhe të bekimit “Urbi et Orbi” për botën këtë të premte, sipas mediave italiane, punonjësit e Vatikanit sollën një kryq të vjetër prej druri në Sheshin e Shën Pjetrit. Françesku e vizitoi atë në një kishë, ku kishte shkuar të dielën e kaluar pa u lajmëruar si pelegrin, duke ecur përmes qendrës pa njerëz të qytetit të Romës. Kur murtaja pati goditur qytetin e Romës në vitin 1522 dhe shumë njerëz patën vdekur, besimtarët e patën sjellë në Sheshin e Shën Pjetrit kryqin, nga kisha ku ai adhurohej, në një procesion që pati zgjatur ditë. Atëherë, sipas dokumenteve historike, pas celebrimit në Sheshin e Shën Pjetrit murtaja kishte ndalur./ DW

g.kosovari

Next Post
Historia e infermieres te Infektivi/ Plagët më të mëdha nuk i duken, lutet çdo ditë që të mos infektojë vajzën e sëmurë

Historia e infermieres te Infektivi/ Plagët më të mëdha nuk i duken, lutet çdo ditë që të mos infektojë vajzën e sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, për çfarë e akuzon

May 7, 2026
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një marrëveshje, fituam luftën!

Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një marrëveshje, fituam luftën!

May 7, 2026
Kjo është letra e supozuar e vetëvrasjes së Epstein

Kjo është letra e supozuar e vetëvrasjes së Epstein

May 7, 2026
Debate në Kuvend / “Dorëhiqu, po shkel Kushtetutën”, Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit: S’ka asnjë…

Debate në Kuvend / “Dorëhiqu, po shkel Kushtetutën”, Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit: S’ka asnjë…

May 7, 2026
“I hymë detit në këmbë”, Rama flet për drejtësinë: Duhet të garantohet në plan afatgjatë…

“I hymë detit në këmbë”, Rama flet për drejtësinë: Duhet të garantohet në plan afatgjatë…

May 7, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

May 7, 2026
Gjykata shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre!

Gjykata shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre!

May 7, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Ndryshimet në Kodin Rrugor pas aksidentit në Durrës, shtyhen diskutimet. Balla: Të njihen të gjithë deputetët

May 7, 2026
Tirana mirëpret Kongresin Botëror të Ligjit, Cremadez: Shqipëria shembull harmonie dhe transformimi drejt BE-së

Tirana mirëpret Kongresin Botëror të Ligjit, Cremadez: Shqipëria shembull harmonie dhe transformimi drejt BE-së

May 7, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

VIDEO / “Qeverisje nga ligji, jo nga forca”, Rama: Vettingu, një pikë kyçe në të cilën ishim ne që besuam të parët

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In