• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ura e Peljeshacit e ndërtuar nga Kina i jep shtysë të madhe ekonomisë kroate

by Java News
27/08/2022 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ura e Peljeshacit në jug të Kroacisë, e ndërtuar nga një konsorcium kinez i udhëhequr nga Korporata e Rrugëve dhe Urave e Kinës (CRBC), ka bartur rreth 500 000 automjete që nga hapja e saj më 26 korrik.

Mesatarisht, mbi 15 500 automjete e kalojnë këtë urë çdo ditë, ndërsa kulmi ka arritur në 19 028 më 30 korrik. Në fundjavë, numri i zakonshëm i automjeteve që qarkullojnë nëpërmjet kësaj ure është rreth 18 000, tha në një intervistë për agjencisë kineze të lajmeve “Xinhua” të premten Slavisha Babiç, kreu i departamentit të trafikut në Kompaninë Kroate të Rrugëve. Fluksi i trafikut ka qenë i qetë, pa asnjë aksident.

Ura lidh pjesën kontinentale të Kroacisë me gadishullin Peljesaç, duke i dhënë vendit një lidhje të vazhdueshme tokësore që anashkalon territorin boshnjak. Ajo lehtëson mjaft lëvizjen e mallrave e shërbimeve në të gjithë vendin dhe i jep një shtysë të madhe turizmit në pikat e njohura si Korcula ose Dubrovniku në jug të vendit.

“Kjo është një ëndërr e realizuar për të gjithë kroatët,” tha Babiç. “Është diçka për të cilën kemi ëndërruar për 300 vjet që nuk duhet të kalojmë kufirin për të shkuar në pjesën tjetër të vendit. Kjo është një nxitje e madhe edhe për ekonominë tonë.”

Ura e Peljeshacit(Foto:VCG)

Ura e Peljeshacit(Foto:VCG)

Ura e Peljeshacit(Foto:VCG)

Ura e Peljeshacit(Foto:VCG)

Vedran Antunica, kryebashkiaku i Stonit, tha për “Xinhua” se falë urës së re të ardhurat e qytetit nga turizmi pritet të arrijnë rekord këtë vit, sepse këtë vit këtu ardhur rreth 10 herë më shumë turistë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. .

“Do të doja të falënderoja ndërtuesit kinezë. Shumë njerëz këtu mendojnë se pa ta ura nuk do të kishte përfunduar kurrë,” tha ai.

Sipas ambasadorit kinez në Kroaci Qi Qianjin, ura e Peljeshacit është produkt i bashkëpunimit, zhvillimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Hapja e urës ka nxitur shumë zhvillimin e ekonomisë vendore, ka lehtësuar shkëmbimet e personelit dhe logjistikës, ka promovuar zhvillimin e turizmit dhe ka sjellë përfitime për popullin kroat, vuri në dukje ai, duke shtuar se ura ka përmirësuar po ashtu marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Kroacisë dhe ka thelluar miqësinë tradicionale ndërmjet dy popujve.

Next Post
Si shpjegohet kjo valë ekstreme e të nxehtit në Europë?

Paralajmërimi/ Nën kërcënimin e temperaturave të larta, që do godasin gjithmonë e më shpesh tokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

U la e vdekur para spitalit në Itali, Gjykata lë në burg shqiptarin Elvis Metvelaj, akuzohet për vrasjen e motrës së anëtarit të “Ndragheta”

August 19, 2026
“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

August 19, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

August 19, 2026
“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

August 19, 2026
Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

August 19, 2026
IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

August 19, 2026
Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

August 19, 2026
Për dy vaksina!

Pritjes i ka ikur koha…

August 19, 2026
VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com