Manchester Unitedi raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh plus Yerry Minan dhe Andre Gomezin nga Barcelona për Paul Pogban.
Sipas Gianluca Di Marzios, Unitedi nuk e do largimin e futbollistit dhe nuk do të pranojë asnjë ofertë.Spekulimet për largimin e futbollistit nga “Old Traffordi” u rritën pas raportimeve se agjenti i tij Mino Raiola e ka ofruar futbollistin te Barça dhe Juventusi.
Barcelona në ofertë ka përfshirë edhe mbrojtësin Mina që është i preferuari i Mourinhos, por as kjo s’ka bindur “Djajtë e Kuq”.Pogba po kërkohet edhe nga ish-skuadra e tij, Juventus, përgatiti Koha. (b.an)