• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Femrat shqiptare të parat në Europë, ja sa kohë shpenzojnë për të gatuar e bërë punë shtëpie

by Java News
07/08/2018 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gratë shqiptare janë me nikoqiret e Europës, pasi rezultojnë se shpenzojnë më shumë kohë se gjithë shtetet e tjera për të gatuar dhe për të bërë punë shtëpie. Ndonëse pas viteve ’90 lehtësitë janë shtuar si në kryerjen e punëve të shtëpisë ashtu dhe gatimin, sërish ne vijojmë të humbim më shumë kohë, ndoshta për shkak të traditës, por edhe kursimit, kur vjen fjala te gatimi.

Sipas një sondazhi të Komisionit Europian për cilësinë e jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate, rezulton se pyetjes “Mesatarisht sa orë në javë shpenzoni për të gatuar dhe për të bërë punë shtëpie jashtë punës së paguar?”, të anketuarit shqiptarë i janë përgjigjur 23 orë, që është më e larta në Europë, për shkak të orëve të gjata të delaruara nga gratë.

Pas shqiptarëve, më shumë kohë për punë shtëpie shpenzojnë  rumunët (21 orë) dhe turqit (19 orë), ndërsa më pak danezët (9 orë), finlandezët (11) dhe suedezët (11).

Ato që kryesojnë janë natyrisht femrat shqiptare, që shpenzojnë 29 orë në javë për t’u marrë me punë shtëpie e gatimi, të ndjekura nga rumunet me 23 orë dhe maltezet me 22 orë. Femrat e rajonit shpenzojnë shumë më pak kohë se tek ne (maqedonaset 18 orë, malazezet dhe serbet 19 orë).

Nëse i referohemi burrave shqiptarë, ata nuk kanë kohë për të humbur duke u marrë me gatim e punë shtëpie. Meshkujt shqiptarë kanë raportuar se shpenzojnë rreth 12 orë në javë, që është e krahasueshme me mesataren e Europës dhe me vendet e tjera të rajonit dhe shumë më e ultë se koha që shpenzojnë partneret e tyre. Ndërsa më punëtorët janë burrat rumunë, që shpenzojnë 20 orë në javë, vetëm 2 orë më pak se femrat rumune.

Në Shqipëri, grupmoshat nga 18-24 vjeç shpenzojnë 15 orë për të gatuar e punë shtëpie; 25-34 vjeç harxhojnë 25 orë; 35-49 vjeç shpenzojnë 29 orë; 50-65 vjeç 27 orë dhe mbi këtë moshë 22 orë. Për të gjitha grupmoshat, me përjashtim të asaj mbi 65 vjeç, ku kryesojnë rumunët, numri i orëve është më i larti në Europë.

Vetëm në familjet shqiptare me të ardhura të larta, numri i orëve të raportuara në javë për të gatuar e punë shtëpie ulet në 19, ndërsa te familjet e varfëra gratë shpenzojnë nga 22-29 orë në javë.

Raporti “Cilësia e jetës- publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, është hartuar nga Komisioni Europian dhe në të për herë të parë janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i studimit tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike.

Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropian në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore./a.ç

Next Post
Dy të vdekur nga temperaturat ekstreme në Spanjë

Dita e sotme do të jetë përvëluese, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë nga përplasja e dy mjeteve lundruese te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur!

Aksident i rëndë nga përplasja e dy mjeteve lundruese te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur!

August 20, 2026
Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

August 20, 2026
Ra nga kati i tretë i pallatit teksa punonte, 30 -vjeçari ndërron jetë në spital pas 9 ditësh

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Vlorë, 3 persona dhunuan barbarisht 50-vjeçarin! Njëri shoqërohet, 2 në kërkim, mister shkaqet

August 20, 2026
Herri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

Herri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

August 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

August 20, 2026
Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

August 20, 2026
E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

August 20, 2026
Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

August 20, 2026
“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

August 20, 2026
“Moska po bën luftë hibride”- Von der Leyen ragon për dronin rus në Rumani: Përshkallëzim që kërkon të përçajë BE-në, do i përgjigjemi!

“Moska po bën luftë hibride”- Von der Leyen ragon për dronin rus në Rumani: Përshkallëzim që kërkon të përçajë BE-në, do i përgjigjemi!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com