• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend

by Ylli Pata
23/02/2026 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Revolucioni i vërtetë që ka ndodhur në Shqipërinë politike është reforma në drejtësi. Krijimi i një trupe prokuroësh specialë me gjykatat e posaçme, nën ombrellën e fuqishme të SHBA dhe BE, ka sjellë një tronditje kolosale në vend.

Politikanët dhe zyrtarët e lartë janë pjesa më e prekshme dhe më e kollajtë për tu goditur nga SPAK, i cili i ka rënë mazhorancës me topuz në kokë, e siç thotë Edi Rama i ka ngulur thikat në tëë trupin e shumicës politike shqiptare.

SPAK nuk ka asnjë kufi për te hetuar çdo zyrtar të lartë, madje edhe të zgjedhur. Por për të shkuar më tej; kontroll banese, apo përgjim duhet leje telefoni. Në Kuvendin e Shqipërisë, kanë mbërritur disa herë kërkesat e SPAK për të hetuar më tej deputetë, të cilat në shumicën e rasteve, mazhoranca që ka votat e shumicës i ka dhënë menjëherë.

Por fakt ka qenë, se pas lejes së Kuvendit, SPAK i ka rrasur në burg zyrtarët, duke i hedhur çelësat në det, pa e vrarë mendjen se sa e rëndë është akuza, e a përbën ajo standard për mbajtjen në burg derisa të zhvillohet procesi, kohë që mund të shkojë me vite.

Burgu paraprak, është një masë që përdoret për një masë të rëndë dhe flagrante siç është vrasja përshembull, një krim tjetër i rëndë, ose korrupsioni i përmasave të mëdha, e rreziku për tu larguar.

Shumica e veprave penale që janë dërguar më pas në gjyq për deputetë apo ish-ministra shkon te e famshmja “shpërdorim detyre”. Megjithatë, kjo është një çështje tjetër që meriton debat, e që po bëhet shumë pak.

Le të vijmë në rastin e sotëm. SPAK ka qëndrimin e tij, bindjen e tij, e këtë e ka mbrojtur edhe në Komisionin e mandateve.

Pjesa tjetër është sjellja e palëve politike. Partia Socialiste, deri tani nuk ka marrë një vendim në lidhje me dhënien e lejes për Ballukun, por gjasat janë se nuk do t’ja japë.

Arsyeja politike e PS-së është se, edhe pse e ka krijuar SPAK me votat dhe ngritjen e strukturës së re të drejtësinë, ka humbur besimi për një sjellje normale të prokuroëve.

Kjo pasi çdo zyrtar i mazhrancës që është hetuar nga prokurorët specialë, është linçuar me materialet propagandistike, e është kalbur në burg. Ka munguar një sjellje institucionale dhe normale ndaj zyrtarëve që SPAK ka marrë nën hetim. Rasti i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili mbahet në burg me sebepe që i nxjerrin muaj pas muaji, është lakmusi kryesor. Ndërkohë që prej nëntorit ndaj Belinda Ballukut është hedhur një arsenal i madh municioni artilerik.

Mazhoranca pretendon se nuk kemi të bëjmë me një hetim për korrupsion po për një vepër tjetër siç është shkelja e barazisë në tendera, ndërkohë që argumentet pritet të jepen në seancën plenare, ku sipas të gjitha gjasave do të flasë edhe Balluku.

Ndërkaq, nga ana tjetër kemi sjelljen e opozitës, posaçërisht Partisë Demokratike. Është krejt normale, sidomos për nivelin politik të Shqipërisë, entuziazmi propagandistic ndaj çdo akuze që SPAK sjell në Kuvend për kundërshtarët politik.

Akuzat, janë një armë e rëndësishme me të cilët mbahet makineria e luftës politike. Gjithsesi, mënyra e sjelljes në raport me rastet që vijnë në Kuvend, nuk është se nuk perceptohen dhe shihen nga njerëzit.

Në çdo vend normal, një opozitë bërtet me të madhe kur një personazh i mazhorancës akuzohet për abuzime me pushtetin. Në finale ajo kërkon që t’i hapet rruga drejtësisë, ndërkohë që është gjithashtu “dialektike” që të votojë pro të gjitha rasteve kur prokuroria sjell kërkesa për leje arresti, kontrolli apo përgjimi në Kuvend.

Një votim en-block i të gjitha kërkesave të SPAK pa i hyrë materialit në lëndën e tij, e kthen politikën e opozitës parimore, e konseguente në linjë, e që jep mesazh për qytetarët, shembull për mazhorancën e sinjal për ndërkombëtarët.

Por çndodh me PD-në? Kujtoni rastin “Berisha”; i cili është i akuzuar për korrupsion të shumave të mëdha në dosjen “Partizani”. Prokurorët që e ndoqën çështjen megjithatë vendosën masën “detyrim paraqitje”, të cilën Sali Berisha jo vetëm nuk e respektoi, por e nëpërkëmbi SPAK, sa e detyroi të kërkojë masa më të rëndë siç ishte arresti në shtëpi, masë që e tha publikisht që do të jetë e tillë.

Por deputetët e PD-së ju vërsulën prokurorit duke i linçuar 7 breza të fisit të tij, familjen, e madje edhe duke i hyrë në shtëpi. Ndërkohë Sali Berisha vijon çdo dy javë arsenalin e shantazheve ndaj SPAK si dhe gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, ndaj të cilës ka pasur një sulm të organizuar kriminal verbal.

Ndërkaq, Fatmir Mediu, edhe pse është në process për katastrofën e Gërdecit ku u vranë 28 ersona dhe plagosën mbi 200 të tjerë dhe u hodhën në erë disa fshatra, është i lirë për të lëvizur, kryer aktivitet politik e diplomatik, apo edhe raste të tjera me politikanë të hetuar.

Pikërisht standardet e dyfishta të sjelljes politike kërcet dhe humb të drejtën morale e publike të një opozite për të qenë luajale me publikun në lidhje me hetimet ndaj zyrtarëve e politikanëve.

Next Post
Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In