Një moment qetësie për United. Pas humbjes në javën e kaluar nga WBA-ja, skuadra e Manchester Unitedit i është rikthyer fitores në Premier Ligë duke e mposhtur në udhëtim Bournemouthin.
“Djajtë e Kuq” shënuan fitore prej 0 me 2, transmeton Koha.net.Smalling e Lukaku shënuan respektivisht golat në takimin me asistimet nga Lingard dhe Pogba.
Në vendin e dytë Unitedi tani ka 74 pikë, kurse Bournemouthi në vendin e 11 ka 38 pikë. (b.an)










