• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

by
29/09/2015 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë”

Në fëmijërinë e hershme në Bangladesh, Orola Dalbot humbi të atin, ndërsa nëna e saj u rimartua. Noten, njerku i saj, ishte njeri i mirë dhe vajza mendonte se e ëma ishte njeri me fat.

“Shpresoja se edhe unë një ditë do të gjeja një burrë si ai”, thotë Orola. Por sapo hyri në periudhën e pubertetit, vajza mësoi një të vërtetë që kurrë nuk do ta kishte menduar: ajo ishte tashmë gruaja e njerkut. Martesa e saj me të ishte bërë kur ajo ishte vetëm 3 vjeç, gjatë një ceremonie të përbashkët me të ëmën.

Sipas traditave matriarkale në fisin Mandi, nëna dhe e bija martohen me të njëjtin burrë. “Doja të arratisesha kur e mora vesh këtë gjë”, tregon ajo, por e ëma, Mittamoni, i kishte sugjeruar të pranonte atë që tashmë ishte bërë.

Mandi, një fis endacakësh që jeton në zonat e Bangladeshit dhe Indisë, ka një traditë sipas të cilës, vejushat që dëshirojnë të rimartohen mund të zgjedhin një burrë nga fisi i bashkëshortit të vdekur. Meshkujt beqarë janë kryesisht të rinj në moshë dhe zakoni e do që gruaja t’i ofrojë atij edhe një prej vajzave të saj, si grua e dytë, e cila ka të njëjtat të drejta dhe detyrime, përfshirë edhe seksin, sapo mbush moshën.

“Nëna ime ishte vetëm 25 vjeçe, ku më vdiq babai. Ajo nuk ishte gati ta përballonte jetën vetëm”, thotë Orola. Fisi vendosi që burri i saj të bëhej Noten, 17 vjeç, me kushtin që ai të martohej edhe me vajzën njëkohësisht. Gjithçka ndodhi në një moshë të vogël dhe ajo nuk mbante mend asgjë. “Kur e zbulova atë që kishte ndodhur, nuk mundesha ta pranoja. Nëna ime kishte dy fëmijë me të. Unë doja një burrë që ta kisha të gjithin për vete”, thotë ajo.

Orola thotë se kjo ishte diçka e padrejtë, pasi fisi Mandi i lejon femrat ta zgjedhin vetë partnerin e tyre. Fisi funksionon sipas rregullave të matriarkatit: gratë drejtojnë shtëpinë dhe prona kalon nga njëri brez në tjetrin në linjë femërore. Femrat bëjnë hapin e parë në një lidhje, madje edhe propozimin për martesë.

Vitet e fundit, vëzhguesit thonë se martesa nënë-vajzë me një burrë është një zakon që po zbehet. Misionet katolike e kanë konvertuar 90 për qind të fisit me 25 mijë anëtarë dhe praktikat e vjetra Mandi tashmë shikohen si tabu. Këtu përfshihen edhe zakoni i “rrëmbimit të dhëndrit”, sipas të cilit femrat kanë të drejtë të rrëmbejnë mashkullin që u pëlqen.

Por pavarësisht se ende nuk ka shifra, zërat thonë se traditën e martesës nënë-vajzë me të njëjtin burrë e ndjekin disa familje. “Njerëzit nuk i thonë këto gjëra sepse martesa me më shumë se një grua ndalohet nga kisha”, thonë anëtarë të këtij fisi.

Historia e Orolës ka marrë drejtimin e parashikuar që në nisje. Ajo ka tre fëmijë me njerkun: 2 vajza dhe një djalë. Familja jeton në një shtëpi balte në një fshat pa ujë të rrjedhshëm. Orola dhe e ëma Mittamoni kanë në pronësi disa toka në të cilat kultivojnë banane dhe ananas.

Por jeta e këtyre grave nuk është vaj. Pavarësisht se nënë e bijë, konkurrenca për bashkëshortin i ka bërë të sillen sikur të mos ishin të tilla. Pasi Orola mbushi 15 vjeç, Noten preferonte atë në vend të nënës së saj dhe kjo nuk u prit mirë nga Mittamoni. “Mendoj se ajo e donte. Por mënyra sesi filloi të sillej bëri të mos e njihja më si nënë. Nuk mund t’i kërkoja më këshilla. Ndihesha e tradhtuar dhe e braktisur”, tregon ajo, duke shtuar se disa herë ka menduar edhe vetëvrasjen. Po lindja e fëmijës së parë ndryshoi gjithçka.

Ndërsa e ëma dëgjon të gjithë bisedën e Orolës me gazetaren e “Marie Claire”, asgjë nuk ndryshon në fytyrën e saj. Nuk ndihet aspak fajtore. “Martesa ishte e nevojshme. Nuk mund t’ia dilja vetëm pas vdekjes së burrit të parë”, thotë ajo. Noten ishte i vetmi beqar i disponueshëm, pasi shumica e meshkujve të fisit martohen sapo mbushin 18 vjeç. Ajo nuk kishte mundësi zgjedhjeje tjetër, duhej të merrte edhe të bijën me vete. “Ishte një vendim i të vjetërve të fisit, jo i imi”, thotë ajo. Gruaja shton se gjithmonë e ka mbrojtur të bijën derisa u rrit dhe ndarja e të njëjtit burrë me të ishte e vështirë. “Mu desh të qëndroja mënjanë kur pashë se interesi i tij ndaj Orolës u rrit. Për mua ishte e dhimbshme”, thotë ajo. Ndërsa Noten, i cili është gjithashtu prezent bën një gjest sikur do të thotë: Mos më ngatërroni në këtë mes.

Next Post

Italiani i vrarë nga ISIS ka jetuar edhe në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com