• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

by A R
21/09/2026 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka reaguar për deklaratat e ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Milo u shpreh se ka pasur kontakte të afërta me ish-ambasadorin gjatë viteve të luftës në Kosovë dhe punimeve për mbajtjen e konferencës në Rambujevë. Sipas tij, Hill duhet të ishte më i hapur në deklaratat e bëra duke marrë parasysh faktin që ai është i tërhequr nga shërbimi aktiv diplomatik tashmë.

“27 vite më parë si tani, unë kam pasur shumë kontakte me ambasadorin Hill, shumë telefonata dhe shumë diskutime. Gjithmonë për luftën e Kosovës sepse unë isha ministri i jashtëm i Shqipërisë në atë kohë dhe përfaqësuese i Shqipërisë në Rambujevë. Dhe ambasadori Hill që foli këtu ndoshta më merrte një herë në dy ditë në telefon kudo që të isha që të dëgjonte ç’mendonte qeveria shqiptare më ka marrë dhe me urgjencë dhe ne këmbënguljen e tij dhe zonjës Albright dhe shkova në Rambujevë për të ndihmuar delegacionin amerikan për të mbushur mendjen delegacionit të shqiptarëve të Kosovës në mënyrë të veçantë zotit Thaçi për të nënshkruar marrëveshjen.

Prandaj, zoti Hill na pa apo s’na pa që ishte këtu të paktën duhet të kishte kujtuar si diplomat një bashkëpunim shumë të dobishëm që neve kemi patur në atë kohë dhe aq shumë bisedime kontakte dhe diskutime me të dhe prandaj unë duke kujtuar ato biseda që kam zhvilluar me zotin Hill dhe diskutime në momente nga më delikatet do të prisja patjetër tani që ai është i tërhequr nga shërbimi aktiv diplomatik, që të ishte më i hapur”, u shpreh ai.

Ish-ministri i jashtëm ritheksoi përkushtimin e Hill për përfshirjen e NATO-s dhe SHBA-së në konfliktet e atëhershme duke shtuar se ai duhet të vazhdonte t’i qëndronte besnik qëndrimeve të tij të shkuara.

“Ambasadori Hill ka qenë shumë i angazhuar dhe ka qenë një nga njerëzit në konferencën e Rambujesë dhe unë kam pasur një bisedim kokë më kokë me të shumë intensiv për të bindur Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes. Hill ka qenë shumë i përkushtuar që të bindej Hashim Thaçi dhe prandaj kërkoi ndihmën tonë që të mund të bëheshin gati NATO dhe SHBA për të bombarduar Serbinë.

Hill ka qenë nga ata që ka çuar edhe fjalën e grupit të kontaktit dhe në mënyrë të veçantë të presidentit të asaj kohe Clinton dhe sekretares së shtetit Albright, kur ka vajtur ka takuar së bashku me Richard Holbrooke për herë të fundit Millosheviçin për t’i dalë borxhit që në rast se nuk pajtohej dhe nuk e pranon këtë projekt marrëveshje të Rambujesë, nuk ke rrugë tjetër, nuk ka ç’të pret tjetër përveç bombardimit, ishte paralajmëruar.

Prandaj, unë jam me atë që njerëzit duhet të qëndrojnë dhe t’u jenë besnikë atyre pozicioneve që kanë mbajtur sepse ambasadori Hill foli shumë për historinë dhe historia e mban shënim sepse është e kaluar dhe e kaluara interpretohet në bazën e fakteve të dokumenteve të atyre që janë shkruar”, tha ai.

Next Post
Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

November 7, 2026
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

November 7, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e deklaruar nga Trump mund të jetë e rrezikshme!

November 7, 2026
Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

November 7, 2026
PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In