• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ultranacionalisti Sheshel: Le të plasin armiqtë, s’kam më kancer

by Java News
04/12/2017 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i radikalëve serbë, i akuzuari nga Gjykata e Hagës për krime lufte, Vojislav Sheshel, i cili u lirua nga burgu i Hagës pasi iu diagnostifikua me kancer në zorrën e trashë dhe metastaza në mëlçi, thotë se ia ka dalë tërësisht ta mposhtë sëmundjen e rëndë dhe se tani është krejtësisht i shëndoshë.

Sheshel, një nga shovinistët më të mëdhenj serbë, për gazetën “Kurir” ka treguar se para dhjetë ditëve ka bërë skanerin dhe se të gjitha analizat dhe rezultatet i kanë lënë mjekët me gojë hapur – nga kanceri dhe metastazat s’është gjetur asnjë gjurmë, transmeton Gazeta Express. Ai ka treguar se sëmundjen e ka mposhtur me ushqim të shëndetshëm. “Fiku është një fryt nga parajsa…

Ma sjellin nga Mali i Zi dhe kur është sezoni i fiqve i ha shume ata. Dimrit patjetër nga një apo dy shega, të cilat gjithashtu janë të shkëlqyeshme. Përndryshe, edhe më tej çdo mëngjes para vaktit pi 3-4 gllënjka lëng aronie siberiane, pastaj lëng të freskët nga rrepa e kuqe, karota, molla, xhenxhefili, majdanozi, selinoja… Edhe lulëkuqja është një mrekulli në vete… Ha shumë pemë dhe sallata të freskëta të perimeve, kurse s’e kam përjashtuar krejtësisht as mishin”, ka treguar ai.

Sheshel vë në dyshim mjekët e Hagës të cilët ia dhanë diagnozën për kancer dhe ku pranoi vetëm një cikël të kimioterapisë. “Ajo ishte e tmerrshme, kush e di se çfarë terapie më jepnin. Ata edhe më kishin shlyer, më patën dhënë vetëm disa muaj jetë.

Me plotë kuptimin e fjalës më hodhën në një bunker, ku as rrezja e dritës s’depërtonte, vetëm beton përreth. Ata që vinin të më japin terapinë mbanin maska… I kushtëzova se duhet t’i hiqnin maskat nëse donin ta marr terapinë. As nuk e di pse hodhën në atë bunker kur kjo as që ishte sëmundje ngjitëse. Vetëm kanë dashur të më torturojnë”, ka thënë Shesheli. Lideri i radikalëve serbë është 63-vjeçar dhe tri vitet e fundit ka luftuar me kancerin, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Shkatërrimi i rrugës që u ndërtua vetëm para 3 vitesh

FOTOT/ Shkatërrimi i rrugës që u ndërtua vetëm para 3 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com