• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ultimatumi i Mediut për Bashën: Shkëputu urgjentisht nga Rama, ministrat teknikë na bëjnë qesharakë

by A R
09/08/2017 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Mediu ka kritikuar kreun e PD, Lulzim Basha, kryesisht për prezencën e ministrave teknikë në qeveri. Sipas aleatit më të rëndësishëm të PD, Basha duhet të shkëpusë urgjentisht çdo lidhje me Ramën.

Sipas kreut të Partisë Republikane, pjesëmarrja e PD-së në qeveri e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe kompromentuese

Nga ana tjetër ai shkruan se raportin për zgjedhjet, ministrat teknikë mund ta bëjnë edhe pa qenë pjesë e qeverisë dhe në bashkëpunim me strukturat.

Shkrimi i plotë nga Fatmir Mediu:

Opozita nuk emërohet, ajo është përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve të cilët nuk e kanë pranuar dhe nuk e pranojnë qeverisjen e Ramës.

Opozita duhet të ketë në vlerësimin e saj, jo vetëm ata qytetarë që votuan për të, por edhe ata që nuk u bindën prej saj për ta mbështetur atë, duke bërë që ne të marrim më pak vota, se 2013-ta dhe ne duhet të analizojmë të gjitha arsyet, pse?

Opozita duhet të vlerësojë dhe përfaqësojë edhe atë pjesë të elektoratit, që ka kohë që nuk voton sepse ka humbur besimin në lirinë e votës dhe mundësinë e ndryshimit nëpërmjet votës, apo që politika përfaqëson interesat e tyre dhe u shërben njerëzve.

Opozita nuk është vetëm protestë karshi së keqes, por edhe alternativë, zgjidhje e cila nuk merr formë dhe kuptohet në një muaj fushate.

Opozita, si në parlament edhe jashtë tij duhet të organizohet për të denoncuar keqqeverisjen dhe të angazhojë grupe të rinjsh, për të hulumtuar dhe prezantuar idetë e djathta.

Opozita jonë duhet të dalë nga populizmi i pavlerë dhe të demonstrojë qartë, se është e djathta dhe përfaqëson interesat më të mira të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Opozita duhet të ngrihet fort kundër politikave “alla Hugo Caves të Edi Ramës”, siç janë ato të demokracisë popullore të shoqëruara me struktura të organizuara të krimit dhe trafiqeve në çdo bashki, të lidhura me pushtetin.

Opozita ndërtohet duke bindur shqiptarët se ndryshimi nuk vjen duke pritur që të ndryshojë shoqëria si e tërë, por duke ndryshuar secili prej nesh, me bindjen se ne jemi të parët dhe jo qeveria.

Opozita duhet te gjeje rrugën për të zgjuar koshiencën qytetare dhe shpresën, se ky vend ka të ardhme.

Basha duhet urgjentisht të shkëpusë çdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknik, kjo e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe kompromentuese.

Sado i drejtë të jetë argumenti për të ndërtuar një raport për zgjedhjet, ata mund ta kryejnë këtë punë duke mos qenë ministra në bashkëpunim me strukturat, që u morën me zgjedhjet. Në 12 qarqet apo pranë çdo kandidati.

Mjafton po ashtu fakti, që të analizohen filmimet e numërimeve të disa qarqeve për të parë se forca e parasë dhe krimit është më e fortë, se politika dhe shteti, dhe njëkohësisht ortake e pushtetit të Ramës.

Çdo opozitë që krijon mëdyshje, paqartësi dhe mungesë transparence në opinionin publik është e prirë të dështojë.

Next Post
Shqiptari tenton të vrasë gruan, por telefonata e vajzës 10-vjeçare shmang tragjedinë

Drogë me autobus drejt Siçilisë, italianët kapin të riun nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In