• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina tregon dhëmbët, sanksione politikanëve serbë që vizituan Krimenë

by Java News
21/03/2017 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës, SSU, ka vendosur që të vë sanksione ndaj politikanëve serbë që zhvilluan një vizitë tre-ditore në Krime. Zëdhënësja e SSU-së, Elena Gitlyanskaya, këtë njoftim e ka publikuar në Facebook.

Ajo thotë se sanksionet janë vënë ndaj katër shtetasve serbë dhe një shtetasi të Republikës Çeke për “qëndrim ilegal në territorin e Krimesë”. Ndërkaq, Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se në Krime kanë qëndruar edhe shtetas të Ukrainës, e të cilët, sipas tij, do të verifikohen, raporton Koha.net.

“Nëse konfirmohet qëndrimi i tyre në Krime, do të nisin procese penale ndaj tyre sipas legjislacionit vendor”, ka thënë ai.

Mediat serbe raportojnë se lideri serb i SNP-së, Nenad Popoviç dhe “disa biznesmenë tjerë serbë” janë ftuar në një forum ekonomik në Yalta, Krime, që do të mbahet pas rreth një muaji.

Lideri i Republikës së Krimesë, territor i aneksuar dhunshëm nga Rusia, Serge Aksyonov, e ka publikuar këtë njoftim në Facebook, një javë pas takimit të tij me Popoviçin.

Ka qenë pikërisht ky takim që ka shkaktuar tensione mes Serbisë dhe Ukrainës, derisa ambasadori i Ukrainës në Beograd kishte protestuar kundër qëndrimit dhe kundër deklaratave të bëra nga delegacioni serb në territorin që Rusia e kishte aneksuar më 2014. Qeveria dhe ministria e Jashtme serbe ende nuk kanë reaguar ndaj këtij veprimi të Kievit zyrtar. Por Popoviç, duke folur për B92, ka thënë se “Krimea i takon Rusisë, sikurse Kosova Serbisë”. (b.an)

Next Post
Mbesa e At Zef Pllumit në çadrën e protestës: Të mos harrojmë të kaluarën

Mbesa e At Zef Pllumit në çadrën e protestës: Të mos harrojmë të kaluarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e karburanteve/ Kush i kontrollon rezervat e naftës së Evropës dhe kur mund të çlirohen?

October 6, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Sot, dita vendimtare për Kosovën! Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

October 6, 2026
Tragjedi ajrore në Nigeri, rrëzohet avioni ushtarak, 32 të vdekur dhe asnjë i mbijetuar!

Tragjedi ajrore në Nigeri, rrëzohet avioni ushtarak, 32 të vdekur dhe asnjë i mbijetuar!

October 6, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

October 6, 2026
Ndahet nga jeta Jeffrey Archer, shkrimtari që shiti mbi 300 milionë libra dhe ish-politikani konservator britanik!

Ndahet nga jeta Jeffrey Archer, shkrimtari që shiti mbi 300 milionë libra dhe ish-politikani konservator britanik!

October 6, 2026
“E denjë dhe për aktivitete ndërkombëtare”- Kryeministri Rama publikon pamje nga kantieri i Pallatit të Sportit në Korçë: Hapësirë moderne!

“E denjë dhe për aktivitete ndërkombëtare”- Kryeministri Rama publikon pamje nga kantieri i Pallatit të Sportit në Korçë: Hapësirë moderne!

October 6, 2026
Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

October 6, 2026
Përshkallëzohen më shumë protestat për arsimin në Francë, sindikatat bashkohen kundër Qeverisë!

Përshkallëzohen më shumë protestat për arsimin në Francë, sindikatat bashkohen kundër Qeverisë!

October 6, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot! Kushte atmosferike të qëndrueshme, por gjatë mesditës…

October 6, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Alarmi i murtajës në Siberi, Presidenti Trump: Do e ndihmojmë Rusinë që ta kalojë këtë situatë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com