• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina thyen mbrojtjen ruse në Kherson, bombardime në Zaporizhia

by A R
30/08/2022 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina ashpërson kundërofensivën në përpjekjen për të rimarrë territoret e pushtuara në jug të vendit. Ushtria e Kievit tha se kishte thyer mbrojtjen ruse në disa pjesë të frontit të luftës në qytetin e Kherson. Sipas Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, forcat ukrainase po bombardojnë tragetet që federata ruse po përdor për të rifurnizuar një pjesë të territorit të pushtuar përgjatë rrjedhës perëndimore të lumit Dnipër në rajonin e Kherson.

Por Moska pretendon se trupat rivale kishin pësuar humbje të rënda, dhe se e kishin sprapsur kundër ofensivën në Kherson dhe Mikolaiv. Në videomesazhin e fundit presidenti Zelenski paralajmëroi pushtuesit të ktheheshin në shtëpi nëse donin të mbijetonin.

”Pushtuesit do ta dinë. Do t’i ndjekim ata deri në kufij, në kufijtë tanë të cilët nuk kanë ndryshuar. Nëse duan të mbijetojnë është koha të kthehen në shtëpi. Nëse kanë frikë të shkojnë në Rusi atëherë le të dorëzohen dhe ne do t’i garantojmë trajtimin sipas konventës së Gjenevës”, ishin fjalët e tij.

Kherson u bë qyteti i parë ukrainas që ra në duart e Rusisë pasi trupat avancuan në qytet nga gadishulli i Krimesë në ditët e para të luftës. Më herët gjatë së hënës grupi operacional i Kakhovka në Ukrainë tha se një batalion i forcave të mbështetura nga Rusia kishte braktisur pozicionet në rajonin e Kherson dhe se paraushtarakët rusë që ofronin mbështetje, ishin larguar nga fushëbeteja. Autoritetet e Kievit thonë se kanë përdorur sistemet raketore të siguruara nga SHBA, HIMARS, për të shkatërruar tre ura që kalojnë në lumin Dnipro.

Sakaq bombardime të reja janë raportuar pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, ndërsa inspektorët e OKB bëhen gati të vizitojnë zonën. Zyrtarë të instaluar nga Rusia në rajon, pretendojnë se një sulm me raketë kishte shkaktuar një vrimë në çatinë e një depoje karburanti në centralin bërthamor.

Sipas funksionarëve, Kievi po përpiqet të minojë misionin e agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore në zonë, por pretendimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Bombardimet ne Mikolaiv shkaktuan 2 viktima dhe 24 të plagosur.

/a.r
Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 31 Gusht 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In