• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ukraina të njohë Kosovën, tani po e provon vetë çfarë është agresioni i pushtuesit”

by A R
16/06/2022 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e cilëson të drejtë kërkesën e kryeministrit Rama drejtuar Ukrainës për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në studion e lajmeve të MCN TV, Milo tha se në situatën në të cilën ndodhet Ukraina po e provon vetë se çfarë do të thotë agresion nga një vend tjetër.

Ukraina duhet ta bëjë një hap të tillë. Sepse është duke e provuar vetë se ç’do të thotë agresion dhe segregacion i ukrainasve nga një pushtues tjetër. Pavarësisht se mund të ketë një problematikë të tillë, Putin e ka përmendur shpesh Kosovën, duke e sjellë si shembull. Unë e kuptoj që nuk i duhen dhënë Putinit argumente për të legjitimuar pushtimin e Krimesë. Do të ishte akt shumë i logjikshëm që Ukraina në këto momente të njihte Kosovën. Ka një diferencë të madhe dhe ndodhet në rrethanat që Putini nuk tërhiqet nga objektivat e veta. Kërkesa e Ramës është e drejtë sepse edhe vetë Kosova po e mbështet Ukrainën në këtë luftë.

Milo tha më tej se për shkak të interesave në lojë, lufta në lindje të Europës do të zgjasë.

Thirrja e Putinit ndaj tre liderëve europianë që ishin sot në Ukrainë është një thirrje që niset nga interesat e Rusisë që kërkon të realizojë objektivat e saj të vjetra. Tërheqja e Ukrainës në këto momente kur një pjesë e mirë e saj është e pushtuar nga Rusia nuk është zgjidhje realiste. Unë mendoj që kjo luftë që ka nisur siç e kanë parashikuar edhe shumë të tjerë do të zgjasë, sepse janë përplasje interesash të panegociueshme. Nëse Rusia tërhiqet, atëherë duhet të pranojë disfatën. Interesat janë të papajtueshme përsa kohë palët qëndrojnë në të njëjtat pozicione.

Ndërsa premtimin e kryeministrit Rama për ndërtimin e një lagjeje në Ukrainë, Milo e cilësoi një fjalë të dhënë që duhet mbajtur.

Ato ishin deklarata solidariteti. Gjëja më minimale është të mbështetet Ukraina dhe Zelensky në këtë rezistencë. Nëse ka edhe kontribute të karakterit financiar në përputhje me fuqinë që ka Shqipëria, është gjë e mirë. Derisa kryeministri i Shqipërisë e ka deklaruar, do ta bëjë. Çdo hap që hidhet matet me xhepin. Mirë është të bëhet.

/a.r

Next Post
Projektrezoluta për Srebrenicën/ “I pari në listë ka firmosur i fundit”/ Gjekmarkaj: Punë shërbëtorësh që Tritani i bën

“Gazi me qerasi me një Red Bull të ftohtë kallkan”/ Berisha mungonte në Kuvend, Gjekmarkaj: Pyesnin ku është firauni...

Comments 1

  1. Igor says:
    4 years ago

    Ukraina kure zdo e njohi Kosoven Pse Jo?Pse Ukraina ka teritore me popullsi te tjera qe deshirojne te ndahen nga Ukraina pra po e njohi Ukraina Kosoven ateheri dikush do ti njohi ata vende ne teritorin e Ukraines ,pra Ukraines nuk i intereson Kosova dhe as Shqipetaret edhe pse ka Shqipetare ortodokse ne Ukraine.

    Reply

Leave a Reply to Igor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In