• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gazi me qerasi me një Red Bull të ftohtë kallkan”/ Berisha mungonte në Kuvend, Gjekmarkaj: Pyesnin ku është firauni…

by A R
16/06/2022 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka komentuar me ironi seancën e sotme parlamentare.

Nuk ka munguar satira mes rreshtave të deputetit të PD-së, ndërsa shkruan: “Elisa nuk kishte ardhur. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë atje lart solemne e hazerxhevap tek na tregon udhën e drejtë të perëndisë si zëri, veshi pipëz dhe syri vigjilent i Babos të cilin radhë e meritojmë”.

Reagimi i plotë:

Kronikë bëmash dhe lavdie nga sallë e Parlamentit !

Doja që në paqe me veten dhe njerëzit ta mbyllja ditën sot ! E fillova mëngjesin si Lej Feni duke u ngjatëruar me të gjithë, shfaqa interes edhe për gjërat që nuk me cimbisin kuriozitetin. Fjalimin që kisha shkruar se lexova duke besuar fuqishëm tek slogani “llafet e tepërta fukarallëk dhe kur flet qeveria rajaja hesht”! Në sallë prej kohesh nuk shihet ish kryetari i ish komisionit të ish rithemelimit ! Njerëzit pyesin ku është vallë firauni se edhe malli na merr e marazi na shtohet se byrazer e kemi. Kohë brengash e turbullirash është kjo. Ca ëndrra mbesin ëndrra përgjithmonë. Hyra nder të parët në Kuvend sot doja të jepja shembull! Ç’më panë sytë , gjeta Çuçin që deneste para interpelancës dhe atë qerrata Ervin Salian si djall që i thoshte “qaj qaj plas aty se të bën mirë” dhe vetë qeshte, ha ha e hi hi. Pashpirtësi të tillë nuk me kishin zënë sytë. Por orë pas ore klima ndryshoi dhe tani e gjej veten duke bërë kroniken e një dite mbushur me bëma e lavdi. Në fillim salla dukej e zymtë !

Psikologjikisht ndiheshim të frustuar. Elisa nuk kishte ardhur. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë atje lart solemne e hazerxhevap tek na tregon udhën e drejtë të perëndisë si zëri, veshi pipëz dhe syri vigjilent i Babos të cilin radhë e meritojmë.

Për pak desh mora fjalën për procedurë dhe ta qortoja rëndë zonjën Felaj që pranoi ta fillonte pa të! Herë tjetër do ta bëj. Zili ja kanë që ajo rri në krah të djathtë të Babos dhe porositë i merr direkt nga ai.

Babo jo , ajo jo. Por fati ndërroi drejtim. Ministrja Spiropali erdhi dhe neve të opozitës na u kthye çehrja. Me kostum jeshil ulli ushtarak drejt e nga fronti i luftës ja behu

Por qe ditë e gëzueshme vetë Babo u shfaq. Ju e dini vetë kur Babo vjen salla bie në hare. Babo kur e sheh që nuk mban ujë pilafi e që duhen përzier kartat vjen vete mes nesh. Helbete nafta, çmimet në qiell dhe ai na thotë mos u ankoni se jam unë pa me keq do bëheshin. Babo me avion privat i bie Botes tutje-tehu. Thonë Erdogan ja bëri peshqesh e që në të paskësh zyrë e divanhane po kush e pa që të rrefeje?! Askush se di sa harxhon , sa rroga paguhen për të. Mister i madh se Babo nuk jep llogari.

Fjalimi i tij sot ishte i ceket dhe pa frymëzim. Kjo është dramë për të se është sqimatar i fjales. Mbase mërzia për Kajmaknë. Po kaq Tezja. Nuk ngriti krye. Dy herë mu kryqëzuan shikimet me të po me këqyri hidhur si i padenjë. U pikëllova.

Babo ka disa seanca që “përkedhel” kolegen e dashur Joridë që të duket se debatin e madh e ka me atë e qe ajo të bëhet tabele qitjeje nga të vetët ulur pak më sipër. Eee është i hollë Babo. Por vetëm dy herë na bëri të qeshim se ai i ka me kripe qyfyret si Duçja edhe kur është i shkrehur.

Babo ma ka dëgjuar rixhanë.

Ministrushët me përjashtim të Tigrushit që qeshi vetëm dy herë ëmbël nuk pipetinë. Ministrushet po kaq sus ! Eee është viran Babo i bë tërbiet me një shikim. Dajaku ka dalë nga xheneti. Kur përdoret me karar është bekim. Sapo Babo iku filloi poterja e muhabeti. U shthur urdia. Ikëm në kafe.

Atje një realitet ndryshe. Nuk thonë kot goja llap e shpina dap. Ministreshat të bekuarat më kanë marrë zët nga romuzet që bëj dhe me shumë për Babon se për vete.

Ministrja Ikonomi ishte shumë e gëzuar ! Me durim na rrëfeu sesi një kungull shqiptar kishte ikur nga kopshti i Parlamentit deri në Suedi duke çarë dete si transoqeanik. Ja si sot doja të heshtja po nuk ja dola dot. I mërzitur u ula tek Grida e Jorida. Me qetësuan sa e si munden. Njëra me dha ujë , tjetra keshilla. Mos u mërzit me thanë , nuk i meritojnë satirat e tua. Mu bë zemra mal.

E kush thotë që ato janë Najada e Drijada i plaçin sytë. I gjeta në paqe e harmoni si dy vëllezërit tek parabola e Profetit Muhamet të cilët gëzonin në paqe kur u poq ai me ta. Po kur u kthye kishin vrarë njeri tjetrin nga alkooli se pinë tepër .Ai tha “mallkuar qoftë e tepërta” dhe ndaloi alkoolin. Nuk u ktheva më vonë ti shoh po ato ujë po pinin. Sot opozita ishte në avantazh ndaj mazhorancës. Gratë e saj kishin taka më të larta.

Gaz Bardhi me qerasi me një Red Bull të ftohtë kallkan, dhe bëri mirë. Në kohen e duhur ftoma ra në gurmaz. Xhymert është evlati. Me vonë me Bujar Leskajn e Ed Palokën qamë halle partie e cila vuan ! Në një qoshe dukej Alfred Rushaj. Nuk është ai? Është ai rrinte në ajër dilema teksa në xhepin e Dash Sules shkëlqente një shamizë mëndafshi blu si për të na thënë qe jeta ka edhe lezete të tjera.

/a.r

Next Post
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “nacionalisti” Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickoski për të defaktorizuar shqiptarët?

May 17, 2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

May 17, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Territorialja/ Deputetja e PS: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

May 17, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump paralajmëron Iranin: Koha po mbaron, veproni shpejt ose nuk do të mbetet asgjë

May 17, 2026
Brexit përçan qeverinë britanike! Laburistët, pro dhe kundër rikthimit në BE

Brexit përçan qeverinë britanike! Laburistët, pro dhe kundër rikthimit në BE

May 17, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet të marrë vendimin përfundimtar brenda 24 orësh

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In