• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ukraina”/ Ministrja e Jashtme gjermane: Do u qëndrojmë pranë atyre që u kërcënohet jeta

by Java News
19/03/2022 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme gjermane bëri të ditur se Gjermania do të shtojë angazhimin e saj ndërkombëtar për paqen. Annalena Baerbock paraqiti për këtë edhe plane konkrete.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha në Berlin se veprimet agresive të Rusisë në Ukrainë e bënë të qartë: “Kur bëhet fjalë për çështjet e luftës dhe paqes, kur bëhet fjalë për çështjet e së drejtës dhe të gabuarës, asnjë vend, madje as Gjermania, nuk mund të jetë neutral”. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur mirret parasysh historia gjermane. “Për ne, dhe për mua, një përgjegjësi e veçantë lind nga faji i Gjermanisë për luftën dhe gjenocidin”, tha politikanja ekologjiste në fillimin e punës për një strategji të re të sigurisë kombëtare për Gjermaninë. Kjo nënkupton detyrimin “për t’u qëndruar pranë atyre të cilëve u kërcënohet jeta, liria dhe të drejtat”.

Ministrja tha se lufta e bërë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili po shkel të drejtën ndërkombëtare, po na përballë me një realitet të ri përsa i përket politikës së sigurisë. Për strategjinë e ardhshme të sigurisë vlen sa vijon: “Në dritën e shkeljes masive nga Rusia tw rendin dhe paqes, ne duhet t’i saktësojmë edhe më shumë parimet që na udhëheqin në politikën praktike.” Një qëndrim i qartë, një aftësi më e fortë për të vepruar dhe instrumente të forta të politikës së jashtme dhe të sigurisë janë vendimtare.

“Pika e kthesës gjeopolitike”

Deutschland | Außenministerin Baerbock präsentiert Nationale Sicherheitsstrategie

Lufta ruse në Ukrainë është një “pikë kthese gjeopolitike me efekte të gjera në sigurinë evropiane”, theksoi Baerbock. Prandaj, gjatë zhvillimit të një strategjie të re të sigurisë kombëtare, Gjermania duhet “të mos mendojë për sigurinë duke shikuar nga e kaluara, por nga e ardhmja”.

Baerbock e përshkroi “paprekshmërinë e jetës” si nëj nga tre elementët thelbësorë të një koncepti të ri të sigurisë. Ajo nënvizoi mbrojtjen nga lufta dhe dhuna, “siguria e lirisë së jetës sonë” në demokraci dhe “siguria e themeleve të jetës sonë”. Aty ku lufta fshin bazat e jetës, nuk mund të ketë siguri, tha Baerbock. “Por edhe aty ku pasojat e ndryshimeve klimatike, uria, varfëria dhe mungesa e prosperitetit i detyrojnë njerëzit të vuajnë, nuk ka asnjë bazë për një jetë të sigurt në liri”

Më shumë përgjegjësi

Lufta e Ukrainës tregon edhe një herë se siguria varet nga aftësia e NATO-s për të krijuar aleanca, theksoi Baerbock. Ministrja i bëri thirrje Gjermanisë që të marrë më shumë përgjegjësi brenda aleancës. Sipas Baerbock, strategjia e re e sigurisë duhet të bazohet në një politikë të jashtme të orientuar drejt vlerave. Duhet të jetë mbrojtja së bashku e vlerave dhe e interesave, tha ministrja. Qëllimi është të formësohet politika e jashtme “me një busull të qartë vlerash në dorë”.

Në të njëjtën kohë, ministrja e Jashtme paralajmëroi se gjermanët duhet të “përballen intensivisht me varësitë e tyre ekonomike”. “Tani po përjetojmë se një orientim i njëanshëm ekonomik po na bën të pambrojtur.” Dështimet në furnizim me produkte gjatë luftës në Ukrainë do të jenë “të rënda”, ndër tjerash për shkak se Ukraina nuk do të jetë në gjendje të dërgojë grurë në vendet e Afrikës.

Duhet të bisedojmë edhe me vendet autoritare

Ukraine-Krieg l Serbien, Wandgemälde in Belgrad zeigt Putin

Gjermania duhet të bëhet e pavarur nga importet e energjisë fosile, por nuk duhet të bjerë në varësi të reja. “Sigurisht që ne duhet të flasim edhe me regjimet autoritare,” tha Baerbock. “Thelbësore është që ne të mos lejojmë që dikush tw na e mbyllw gojwn, qw tw mos i gëlltisim gjërat, sepse jemi të varur ekonomikisht, por të mbajmë një qëndrim, edhe kur është e vështirë.”

Baerbock, në ministrinë e të cilës do të zhvillohet strategjia e sigurisë, njoftoi se procesi do të hartohet nw bashkwpunim me ministritë e tjera federale, së bashku me grupet parlamentare në Bundestag dhe me partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë. Qeveria federale do të hartojë edhe një strategji të re ndaj Kinës.

Strategjia gjermane e sigurisë duhet të lidhet me përpjekjet përkatëse në nivel të BE-së dhe NATO-s. Qeveria në Berlin ka konstatuar edhe në programin e saj qeverisës se “do të paraqesë një strategji gjithëpërfshirëse të sigurisë kombëtare në vitin e parë të qeverisë së re federale”. Ky është projekti i parë i këtij lloji në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë./DW

Next Post
Skenari apokaliptik/ A e kemi pranë luftën bërthamore?!

Skenari apokaliptik/ A e kemi pranë luftën bërthamore?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

July 24, 2026
Kosovë, caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu: Të shmangen zgjedhjet e reja

Kosovë, caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu: Të shmangen zgjedhjet e reja

July 24, 2026
VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

July 24, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Avokati Ndreca: As vetë Ols Dado nuk ka thënë që është emëruar në mënyrë të ligjshme!

July 24, 2026
Video/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, prindërit e autorit e telefonojnë teksa policia kërkon ta bindë të dorëzohet

Video/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, prindërit e autorit e telefonojnë teksa policia kërkon ta bindë të dorëzohet

July 24, 2026
Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

July 24, 2026
Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

July 24, 2026
Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë

Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë

July 24, 2026
Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer

July 24, 2026
Protesta para Parlamentit, 21 protestues nën hetim dhe 2 në pranga pas përplasjeve me policinë

Protesta para Parlamentit, 21 protestues nën hetim dhe 2 në pranga pas përplasjeve me policinë

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In