• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi për pranimet në Universitet, ja procedurat dhe afatet e aplikimit

by A R
25/05/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin e plotë për pranimet në universitete.

Në udhëzimin nr 15, datë 19.05.2017, përcaktohen procedurat dhe afatet e aplikimit dhe regjistrimit në universitete.

Raundet e garës do të jenë dy dhe regjistrimet me faza 48-orëshe, ndërsa ndryshe nga vjet lihet e hapur mundësia e çregjistrimit për një degë më të preferuar. Për gjithë procedurën do të kujdeset sërish Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Aplikimi

Lidhur me kushtet e aplikimit, janë katër kritere që duhet të plotësojë një maturant, me qëllim që të bëhet pjesë e garës për të fituar një degë në universitetet publike a private. Përfundimi me sukses i shkollës së mesme të përgjithshme a profesionale është kushti i parë i ndjekur nga nota mesatare minimalisht 6, e vendosur me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kriteret e vendosura që në muajin janar nga universitetet përcaktojnë kushtin kryesor për të aplikuar në një degë të caktuar, ndërsa ndjekja e studimeve paralelisht në dy degë studimi nuk lejohet për të gjithë (vetëm për ekselentët). Gara do të zhvillohet në dy raunde, për të parën maturantët do të mund të aplikojnë nga data 20-29 korrik, ndërsa në harkun kohor të një muaji duhet të shpallen fituesit.

Raundi i dytë

Aplikimet për raundin e dytë do të bëhen brenda nga jave, nga 15-22 shtator, ndërsa lista e dytë e fituesve do të shpallet më 30 shtator. Çregjistrimi një ditë pasi maturanti ka parë emrin në listën e fituesve, që më 29 gusht mund të shkojë në sekretarinë e shkollës për të bërë direkt regjistrimin me dokumente. Është menduar që kjo periudhë deri më 11 shtator të bëhet me 7 faza regjistrimesh 48-orëshe, duke zhvendosur aq herë vizën e kuqe deri në plotë- simin e kuotave bosh.

Fituesit që nuk u regjistruan brenda afateve humbasin të drejtën e studimit, por mund të aplikojnë për raundin e dytë. Brenda 13 shtatorit shpallen kuotat e lira. Mundësia e çregjistrimit për ata që nuk janë të bindur për zgjedhjen që kanë bërë është vetëm data 12 shtator. Udhëzuesi i publikuar  është firmosur nga Lindita Nikolla në ditën e largimit nga posti.

Next Post
7 pako me drogë në det, policia e Durrësit nis hetimet

7 pako me drogë në det, policia e Durrësit nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In