• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëheqësit e protestave janë po aq të vjetër sa udhëheqësit e politikës

by Mero Baze
20/03/2022 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një debat mbi problemet që shoqërojnë protestat që nisin me vrull nga të ashtuquajtur liderë të shoqërisë civile. Këtë radhë për të prishur syrin e keq që ua ka pas prish protestat, kishin marrë me vete dhe portrete të Lulzim Bashës duke e sharë atë si fajtorë për situatën. Me sa duket e kishin menduar gjatë dhe ja ngarkuan atij gjithë përgjegjësitë për dështimet e derisotme të protestave. Me këtë rast dëshmonin qarte dhe përkatësinë e tyre të “Foltores”.

Por përsëri nuk qullosën gjë. Dhe arsyeja është e njëjte me atë të politikës. Të ashtuquajtur udhëheqës të protestave në Shqipëri janë njerëz që e kanë kthyer në profesion atë punë. Ata jetojnë vetëm me këtë gjë. Jetojnë duke organizuar protesta dhe bëjnë sikur janë pjesë e ndërgjegjes qytetare të këtij vendi. Në fakt janë një grup I gatshëm menaxherësh të protestave, si psh grupi I gatshëm I zjarrfikësve apo I policisë, që sa herë mendojnë se mund të kenë sukses si protestues dalin në shesh.

Dhe janë dy ngjyrësh dhe këta. Deri më 2009 protestuesit e gatshëm që dilnin në rrugë për 5 minuta, ishin të lidhur me “Mjaft”. Ata krijuan një protagonizëm publik në vitin 2003 2004 dhe e vazhduan atë për inerci deri më 2013 kur në fakt u bën thuajse pjesë e Partisë Socialiste. Por duhet te pranojmë se ishin te talentuar. Pas 2013 janë sërish i njëjti grup njerëzish, që duan të imitojnë “Mjaft”-in.

Një që ka qenë I korruptuar I LSI, një tjetër që ka shëtitur disa parti, disa të zhgënjyer nga Erion Veliaj tek Mjaft, gjithsej nja 10 15 vetë, të cilët janë udhëheqës protestash për çdo gjë , për këndin e lojërave tek Liqeni, për heqjen e furgonave 8 plus 1, për rritjen e çmimit të naftës, për prishjen e tetarit, për mbjelljen e pemëve , për mos mbjelljen e pemëve, për ngjyrat e luleve, për batanijet e studentëve, për të drejtat e komunitetit LGBT dhe çfarë tjetër mund të dëgjojnë. Nuk e kanë zgjedhur keq si profesion. Protestat kur nuk janë reale, kur nuk janë shpërthim I zemërimit qytetar, kur nuk kanë një bazament popullor, natyrisht kanë nevojë për aktorë.

Në Labëri, kur ndodhnin vdekje dhe fisi I të vdekurit nuk kishte gra të besueshme për të qarë, shkonin “vajtocat” e gatsme që ishin në fshat për të qarë dhe të ngjethnin mishin po ti dëgjoje. Të dukej sikur kishte vdekur Skënderbeu në një fshat të humbur të Kurveleshit. Pak a shumë kështu i kemi dhe udhëheqësit e protestave që nuk bëjnë përpjet, me ndryshimin që nuk janë të talentuar sa vajtocat.

Ata bëjnë sikur mallkojnë klasën politike të radhës, edhe pse vet janë po aq të vjetër sa ata, akuzojnë për korrupsion edhe pse vet vijën nga histori banale korrupsioni, dhe mbi të gjitha bëjën sikur u qajnë hallin njerëzve ndërkohë që hallet e tyre dhe hallet e njerëzve nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. Kjo pastaj u jep shkasë politikanëve ti sulmojnë personalisht, tu hapin
letrat dhe ti denigrojnë në publik dhe ata bëjnë sikur viktimizohen, sikur është hera e parë që po përpiqet ti njollos dikush.

Është një gjë e shpifur dhe një film I përsëritur për tre dekada në këtë vend. Të vetmet protesta të mëdha në këtë vend I ka organizuar politika, dhe ato janë protestat që kërkojnë ndryshime politike. Kur përputhet nevoja për ndryshim dhe protestat politike, ato diktojnë ndryshimin. Shoqëria civile e Shqipërisë, e kam fjalën për atë pjesë që punon si menaxhere protestash, është po aq e korruptuar, po aq banale dhe e lodhshme për opinionin publik sa politikanët me ndryshimin se politikanët së paku kanë një duzinë njerëzish e militantësh nga pas, kurse këta kanë vetëm disa politikanë.

Kjo është arsyeja që ata përsërisin veten dhe dështimet e tyre. Mes të tjerash edhe pse nuk janë të talentuar si aktorë dhe janë shumë të lexueshëm si përkatësi politike. Ata I shikojnë protestat si një rast për të vënë shishen e qumështit në radhë për një kandidim nga politika. Mjafton të pyesësh për pesë minuta për ta dhe të tregojnë si njëri do të kandidoj për bashki, tjetri do të kandidoj për deputetë dhe gjithë beteja është se kush ta mbaj më lart në protestë portretin e tradhtarit Lulzim Basha që ti bjerë në sy “patriotit” Sali Berisha që nuk I del shpirti pa ja nxjerr shpirtin Shqipërisë.

Dështimi I tyre në fakt është dështimi i politikes, e cila është më e vetëdijshme se ata që është bërë bozë me protesta dhe I përdor këta për “vajtoca” që ti qajnë hallin popullit. Por të paktën të ngrihen në nivelin e atyre plakave labe, që të bënin të besoje vërtet se po qanin me shpirt dikë që nuk I dinin as emrin. Këta të bëjnë të qeshësh me shpirt kur bëjnë sikur qajnë.

Next Post
A mund të përdor Rusia armë kimike në Ukrainë?

"Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë"/ Kryeministri i Estonisë: Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

October 6, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë

October 6, 2026
Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

October 6, 2026
Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

October 6, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

October 6, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Një bordello gjigande

October 6, 2026
I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

October 6, 2026
Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com