• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udha e (mundimshme) e shkronjave

by Lutfi Dervishi
01/09/2022 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Dy kryeministra të Kosovës entuziastë për “Abetaren e Përbashkët”

“Shpirtërisht sot të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Mal të Zi, diasporë, janë me ne, janë në Prizren, janë me Abetaren e përbashkët.
Kjo është fitore e kombit shqiptar. Është fitore e dy shteteve tona.

Kjo është fitore për të gjithë shqiptarët. Sot, kur fëmijëve dhe pedagogëve tanë u jepet në dorë Abetarja e Përbashkët, nuk ka se si të mos iu drejtohemi me fjalë falënderimi rilindësit Naum Veqilharxhi dhe gjithë pasuseve tjerë për abetaret shqipe: Konstandin Kristoforidhit, Jani Vretos, Sami Frashërit, Parashqevi Qiriazit, Luigj Gurakuqit, Jani Mingës, Simon Shuteriqit, Mati Logorecit, Aleksandër Xhuvanit dhe shumë autorëve të sotëm.

Besoj që kjo Abetare e Përbashkët është një hap drejt integrimit kulturor të shqiptarëve sipas modelit të kombeve të përparuara.

Nxënësve, mësuesve, pedagogëve dhe prindërve u shpreh urimet më të mira, duke konsideruar se ata tashmë në duart e tyre kanë një libër me vlera të qëndrueshme, që lexohet me të njëjtën dashuri dhe pasion si në Gjirokastër ashtu edhe në Besianë, si në Mitrovicë e Vlorë ashtu dhe në Korçë, si në Shkodër, ashtu edhe në Shkup, Tetovë, Prizren, Ulqin, Preshevë dhe diasporë”
Fjalët e mësipërme janë të kryeministrit të Kosovës, me rastin e prezantimit të Abetares së Përbashkët. Por jo të kryeministrit Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti tha sot një urim tjetër jo në Prizren, por në Gjakovë.

“Unë besoj se një ndër punët më të bukura që kemi bërë, mes të gjithë punëve tjera, është kjo abetare. Fëmijët tanë do të mësojnë me tekstin e njëjtë të gjuhës së bukur shqipe. Shumë njerëz ishin skeptikë që brenda 8 muajsh do ta realizonim një abetare të re, por ja që kur ka vullnet dhe bashkëpunim të mirë, asgjë nuk është e pamundur. Një abetare jo vetëm e re, por edhe më cilësore. Kjo abetare nuk është vetëm libri i parë, por kjo abetare do të fshijë kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është libri që do të na bashkojë më shumë – sepse jemi një komb, kemi një gjuhë”

“Kjo marrëveshje do të jetë historike, sepse edhe fëmijët e Republikës së Shqipërisë, ashtu si të Kosovës, dhe ashtu si të gjithë vogëlushët shqiptarë, kudo që ata mësojnë, do të kenë të njëjtin tekst unik të abetares, që uroj të ju sjell fat shëndet dhe mbarësi, e të jetë baza për sukseset e tyre në të ardhmen“

Fjalët e para të tekstit janë të ish kryeministrit Hashim Thaçi, më 2012, 10 vjet më parë në Prizren. Duket sikur dy fjalimet konkurrojnë njëra-tjetrën.
Sot pyetja është çfarë ka ndodhur këto 10 vjet? Pse u desh një dekadë të patur një abetare të unifikuar?
Pse Abetares së Përbashkët në epokën e internetit ju desh të përshkronte një udhëtim të mundshëm, më të mundshëm se kalvari i Dhaskal Todrit te Udha e Shkronjave?

Në një dekadë jane zhvilluar 8 mbledhje të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rezultati më i prekshëm është Abetarja e Përbashkët. Në mbledhjen e fundit më 22 qershor, kryeministri Kurti foli për një oqean mundësish të pa shfrytëzuara. Abetarja është vetëm një pikë uji në këtë oqean! Në këto 10 vite janë postuar shumë fjalë të bukura në Facebook, janë bërë foto që kanë marrë mijera like në Instagram, janë thënë fjali tepër të mençura në Twitter, por fjalët nuk janë pasuar me veprime konkrete dhe rezultatet janë shumë larg asaj çfarë pritet dhe çfarë meritojnë shqiptarët.

Nëse flasim për një komb, për një gjuhë dhe për një të ardhme, dita e sotme është një kujtesë se kemi mbetur te ABC-ja!

Dita kur një nxënës, një mësues, një profesionit, një biznesmen, një jurist të ketë të njëjtin mjedis pune si në Mitrovicë ashtu edhe në Sarandë është shumë larg. Çdo maratonë nis me hapin e parë, por nëse shpenzojmë 10 vjet për të mbërritur te abetarja, me këtë ritëm nuk do të mjaftojnë as 100 vite për patur tekstin e të Drejtës Penale të unifikuar.

Next Post
Sulm me armë zjarri ndaj selisë se Federatës Turke të Futbollit, cili ishte objektivi

Sulm me armë zjarri ndaj selisë se Federatës Turke të Futbollit, cili ishte objektivi

Comments 1

  1. Ledi Guraziu says:
    3 years ago

    I vetmi frymor, që nuk duhet të flasë për gjuhën tonë SHQIPE, është Lutfi Dervishi, mbasi, me dëshirën e tijë këmbëngulëse, është shtetas Bullgar…. duke qenë vetë AI, me origjinë katundar nga fshatrat e thella të krahinës së Gollobordës, ku nuk flasin ShQIP. Gjuhën tonë shqipe, fillojnë dhe e mesojnë në shkollën fillore.
    A është i besueshëm ky frymor i orkestres bullgare, për ti u kundervenë kryeministrit të Shqipërisë ?
    Burrë negativ. I keq.

    Reply

Leave a Reply to Ledi Guraziu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In