• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

by El Be
18/02/2026 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jakup Krasniqi theksoi gjatë fjalës së tij në gjyqin që po mbahet në Hagë, se lufta e UÇK-së nuk ka pasur për qëllim shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm lirimin e Kosovës, demokracinë, për barazinë dhe drejtësinë.

Ai u shpreh se çdo akuzë që është ngritur ndaj tyre, është vazhdim i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë. Mes të tjerash, Krasniqi theksoi se është krenar për veprimtarinë e tij politike.

“Krimet dhe persekutimet nga forcat serbe që e formësuan atë periudhë janë të pandashme nga veprimet që ju kërkohet të gjykoni. Ato nuk janë shumë në sfond, janë të shkruara në historinë publike me shkronja shumë të mëdha për tu fshirë. Mbeten pjesë e realitetit që ju kërkohet të gjykoni. Bashkohem e avokatëve të mi duke i kërkuar gjykatës që të mbajë fort në mendje atë histori se gjykimi rrezikon të ngatërrojë pasojën me shkakun.

Lufta jonë nuk ishte unike, çdo komb që ka kërkuar lirinë nga një pushim i paligjshëm, është përballur me akuza që rezistenca është kriminale. E drejta ndërkombëtare pohon që popujt që rrezikojnë persekutimin sistematik nuk janë armiq të drejtësisë. Brezi ynë e kishte një vizion, jetën në liri, barazinë, demokracinë, sundimin e ligjit, ishte ky vizion që udhëhoqi luftën që kulmoi me shpallen e pavarësisë së Kosovës.

Populli ynë kurrë nuk ka kërkuar shkatërrimin e një kombi tjetër, etnie apo feje. Ne luftuam vetëm për jetën, lirinë, demokracinë, barazinë dhe drejtësinë. Jo për të kontrolluar territor për dominim, për lakmi apo përfitim kriminal, qëllimi ynë ishte ta kthenim Kosovën te populli i saj që ata të jetonin me dinjitet. Çdo akuzë që thotë të kundërtën është vazhdim i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë. Për të gjithë veprimtarinë time politike, vërtet jam krenar, zëri im qëndronte për lirinë, për atë që besova që kërkonte fisnikëria njerëzore.

Ju kërkoj t’i shikoni provat dhe dëshmitë në mënyrë objektive dhe aty do të gjeni të vërtetën. E përsëris, populli ynë kurrë nuk planifikoi shkatërrim apo torturë, kërkonim jetë dhe pavarësi, asgjë më shumë, asgjë më pak, sot populli ynë jeton në liri. Qëndroj para jush ashtu si kam qëndruar gjithë jetën, i përgjegjshëm dhe i pa frikësuar për të vërtetën. Kërkoj drejtësi e cila shihet qartë”, u shpreh Krasniqi.

Next Post
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In