• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

by E B
18/02/2026 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 27-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim në gjithë Europën për trafik kokaine, është arrestuar në Romë. Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferi lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën.

Ai dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut. Droga mbërrinte në portin e Anversës dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait.

Pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehura në kontejnerë në portin e Anversës, vëllai i deputetes ishte zhdukur. Në janar ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest europian për “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, vepër që parashikon deri në 15 vite burg.

Arrestimi u bë pas një hetimi të koordinuar nga Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë dhe skuadra e antidrogës në Romë. Sipas mediave italiane, Hoti kishte qëndruar “në hije”, pasi pronari i strukturës nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në sistemin “Alloggiati Ëeb”, duke e bërë praktikisht të padukshëm për autoritetet.

Pasi iu verifikua identiteti, ai u dërgua në burg, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit.

Next Post
Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

September 20, 2026
Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com