• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

U tërhoqën nga tregu 600 milion euro në qershor/ Banka e Shqipërisë: Rezerva valutore arrin vlerë rekord, 5.54 miliardë euro

by Java News
31/07/2023 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezerva valutore ka shënuar një kërcim të paprecedentë në muajin qershor. Banka e Shqipërisë raporton se ajo është rritur me 12% brenda një muaji, nga 4.94 miliardë euro në maj, në 5.54 miliardë euro në fund të qershorit. Në harkun kohor të një muaji rezerva valutore e vendit është rritur jo pak, por me rreth 600 milionë euro. Ndërkaq, treguesi tjetër i rëndësishëm i Bankës së Shqipërisë, rezervat në monedhë të huaj kanë kërcyer në 5.5 miliardë dollarë, nga 4.7 miliardë në muajin maj, me një rritje prej rreth 15%.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar që në fillim të këtij viti një strategji të zgjerimit gradual të rezervës valutore nëpërmjet blerjes së valutës dhe sidomos të euros në tregun e brendshëm valutor. Sipas vendimmarrjes së Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, parashikohej që këtë vit të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë në intervalin midis 160 dhe 220 milionë eurove.

Ndërkohë që sasia tepër e madhe e valutës në treg, veçanërisht e monedhës së përbashkët europiane, duket se e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të jetë shumë më aktive në përdorimin e instrumenteve të saj për tërheqjen e eurove nga tregu. Ajo që mund të thuhet me siguri është blejet e deritanishme të Bankës së Shqipërisë nuk kanë dhënë asnjë efekt domethënës në frenimin e efektit nënçmues të lekut ndaj monedhës së përbashkët evropiane.

Vlera minimale e rezervës valutore duhet të jetë e mjaftueshme për mbuluar të paktën katër muaj importe. Ndërkohë, që sipas ecurisë aktuale të importeve dhe kursit të këmbimit, kjo vlerë është shumë më e lartë se pragu i mësipërm./Lorenc Rabeta

Next Post
Energjia/ Hera e parë pas 4 dekadash, vendoset në punë reaktori i parë bërthamor në SHBA

Energjia/ Hera e parë pas 4 dekadash, vendoset në punë reaktori i parë bërthamor në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

November 1, 2026
Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

November 1, 2026
Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

November 1, 2026
Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In