U soll nga Zimbabve në pranga, GJKKO lë në burg Loran Dushën

GJKKO lë në burg Loran Dushën, administratorin e inceneratorit të Fierit i shpallur në kërkim ndërkombëtar, që u deportua në fundjavë nga Zimbabve për në vendin tonë nëpërmjet Policisë së Shtetit.

Gjykata ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” që ishte dhënë në mungesë ndaj tij, teksa ëhstë pjesë e dosjes me 15 të pandehur që po rigjykohen, pasi Apeli prishi vendimin e shkallës së parë, ku Dusha ishte dënuar me 7 vite burgim (4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar).

Ai ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit të Fierit, ndërsa nuk ishte i pranishëm në senacën e sotme (16 qershor), pasi është shtruar në Spitalin e Burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.

Dusha ishte në kerkim prej më shumë se dy vitesh, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, në lidhje me hetimet per ndertimin e inceneratorit te Fierit.

Pjesë e kësja dosjeje janë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Dusha akuzohet se ka përfituar financiarisht nga buxheti i shtetit pagesa për punime të pakryera.

Interpoli e solli nga Harare më 14 qershor Loran Dushën, 42 vjeç, administrator i inceneratorit të Fierit. Kërkohej me urdhër të Gjykatës së Posaçme prej vitit 2022, me masën “arrest me burg” për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Shkalla e parë e dënoi me 7 vite burg, në kuadër të dosjes me 15 të pandehur, mes të cilëve ish-ministri Koka e ish-deputeti Bllako. Por Apeli e riktheu dosjen për rigjykim.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për aferën e inceneratorit të Fierit, duke i dënuar në atë dosje, mes tyre edhe Dusha, të cilit iu dhanë 7 vite burg, por me gjykim të shkurtuar u konvertua në 4 vite e 8 muaj.

Gjyqi ndaj tij u bë në mungesë, teksa Apeli i GJKKO më pas e riktheu çështjen për rigjykim dhe ende është në proces.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com