• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, krutani i merr dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

by A R
29/10/2020 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp dhe Viber shtetasi B. Stojku besonte se ishte duke komunikuar me Ardit Gjebrenë, këngëtarin dhe showmenin e njohur në vend. Por, në fakt, Stojku i cili pasi pa edhe fotografinë e Ardit Gjebresë së rremë në numrin nga po i shkruhej, porositi të birin që të dorëzonte shumën tek miku i tij shumë i njohur që ndërkohë nga ana tjetër e telefonit i shkruante: jam në emision dhe më duhet t’ia dërgosh se i duhen për në spital.

“Mendova se ishte Ardit Gjebrea, – rrëfeu më pas në polici burri, i cili u peshkua nga një mashtrues ende i paidentifikuar, i cili fillimisht i shkroi vetëm kaq “çkemi, si je i dashur?”. Pasi Stojku që ndërkohë gjendej sipas burimeve të gazetës “Si” duke drekuar ka qenë i bindur se po fliste me Gjebrenë, dhe pasi urdhëroi të birin që të tërhiqte 2 mijë euro i shkroi Gjebresë së rremë.

“Në ç’vend je, do t’i sjellë djali, pasi jam në një drekë me ca miq”.

Kallëzuesi shton në polici se mashtruesi ende i panjohur i tha se do dërgonte një mikun e tij të quajtur Toni dhe më pas ka shtuar “faleminderit shumë nga dreka do të t’i sjell”.

Policia pohon për gazetën “Si” se rreth orës 14.27 minuta, i mashtruari u telefonua nga i biri që i tregoi se paratë i kishte marrë një taksi e verdhë. “Më vonë unë dyshova dhe pas disa orësh mora në telefon Arditin  se kë person kishte në spital dhe ai mbeti i shtangur duke më thënë, – nuk kam asnjë person në spital”. Skema është zbuluar akoma më tej kur të dy burrat kanë folur me detaje për çfarë kishte ndodhur.

Policia deklaron për gazetën “Si” se është marrë dëshmia e Ardit Gjebresë që tregon se miku i tij Stojku e kishte pyetur se si ishte bërë njeriu i tij në spital. Më tej, Gjebrea hedh dritë duke treguar se si ishte vënë në dijeni nga miku i tij që i kishte treguar se dikush i ishte prezantuar si ai dhe i kishte kërkuar 2 mijë euro.

Sipas burimeve policia ka sekuestruar një sërë kamerash  mes të cilave zbulohet edhe taksia e verdhë që i është dorëzuar shuma e eurove. Shoferi tregon “më doli një person i gjatë dhe më ngriti dorën për të ndaluar. Më kërkoi ta çoja tek hotel H. ku ai do merrte një porosi, por që më pas i ka kërkuar të shkojë shoferi ta marrë”. I. V shton se udhëtoi drejt destinacionit pa e ditur se çfarë porosie do të merrte dhe pasi ka mbërritur në vendin e kërkuar ka telefonuar “punëdhënësin” në numrin që i panjohuri i kishte dhënë. “Prej aty doli një djalë  dhe më dha një zarf me prerje 100 dhe kur ia dorëzova, më bëri përshtypje se ai nuk i numëroi paratë”, shton më tej taksisti.

Policia shton në rrugë anonime se ka identifikuar Arditin e rremë, i cili është P. Halilaj nga Kruja që do të hetohet për mashtrim.

/a.r

Next Post
Debati për “Fiqireten”, Gjoni: A pika që s’ju bie; Hysi: Diskriminove gratë

Debati për “Fiqireten”, Gjoni: A pika që s’ju bie; Hysi: Diskriminove gratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com