• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për “Fiqireten”, Gjoni: A pika që s’ju bie; Hysi: Diskriminove gratë

by A R
29/10/2020 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën plenare këtë të enjte është regjistruar një debat mes deputetit Ralf Gjoni dhe nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi në lidhje me një emër të përdorur.

Pasi Ralf Gjoni tha se “Pse çfarë pret presidenti? Që Fiqiretja në Dibër të flasë suedisht apo danisht”, Hysi u shpreh se deputeti solli në ilustrim një grua dhe se ai përdor gjuhë diskriminuese.

Në debat u përfshi edhe deputeti i Dibrës, Jakimi, i cili i kërkoi Hysit që t’i tërheqë vëmendjen Gjonit.

Por nga ana tjetër, Gjoni tha se deputetët e tjerë nuk kuptuan analogjinë që u përdor për rastin.  “Nëse nuk jeni në gjendje të kapni as minimumin e inteligjencës së batutës nuk di çfarë duhet të them më. Ju kërkoj ndjesë që po përdor një minimum inteligjence në këtë parlament”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni: Kundërshtim flagrant thotë me standardet europiane. U pika që nuk iu bie. Standarde europiane juve. Pse çfarë pret presidenti? Që Fiqiretja në Dibër të flasë suedisht apo danisht? Po mirë mo në Qeparo të flasin anglisht meqë e doni. Nuk e kryej me Qeparonë se e kam timin. Cënon integrimin europian thotë dekreti. Uaaa e paparë. Integrimi europian është i vulosur. Negociatat janë të hapura. Po ça keni më që mërziteni, pse ju djeg nuk e kuptoj.

Vasilika Hysi: Ju mund të mos jeni pro Kodit Zgjedhor, por në fjalën tuaj nuk mund të diskriminoni dhe të sillni raste të grave nga Dibra apo kushdo tjetër. Edhe ato në Dibër do mësojnë gjuhën angleze. Sollët në ilustrim grua. Nuk arrini të kuptoni se sa gjuhë diskriminuese me bazë gjinore përdorni në çdo seancë.

Ralf Gjoni: E kisha me Fiqiriun

Vasilika Hysi: Fiqirun, Fiqireten, nuk ka rëndësi. Prandaj të lutem tërhiqe. Kanë të drejtë të mësojnë gjuhën. Nuk ka nevojë për shpjegim sepse gabuat. Mund të ishte lapsus, por më mirë thuaj ndjesë edhe e mbyllim.

Jakimi: Zoti Gjoni stigmatizoi një nënë, një grua, një vajzë dhe preku qarkun Dibër. Duke qenë deputet i asaj zone unë kërkoj nga ana juaj që për politikë nuk duet të bëhen objekt bisedash asnjë zonjë e nderuar, asnjë nënë, asnjë vajzë. Asnjë grua qoftë në këtë sallë dhe jashtë sallës. Do kërkoja shumë që ajo është një grua rurale, qytetare, është në punët e saj sheh drejtimin e saj. Kërkoj nga ana juaj t’i tërhiqni vëmendjen dhe t’i jepni fjalën deputetit në fjalë dhe të kërkojë falje për gjestin dhe veprimin që bëri.

Vasilika Hysi: Faleminderit zoti Jakimi i tërhoqa vëmendjen. I kërkova që të kërkojë ndjesë. I tërhoqa vëmendjen unë. Sot gjoni ka tre masa. Po zoti Gjoni do të kërkoni ndjesë? Vetëm për të kërkuar ndjesë do të të jepet fjala.

Ralf Gjoni: Një minutë. Kanë mbaruar ato komisionet e autokritikës së kohës së komunizmit. Nëse ju i dashur zoti Jakimi dhe kolegë të tjerë dhe zonja Hysi nuk jeni në gjendje që të kapni analogjinë e një batute kjo nuk ka të bëjë fare as me provincat dhe as me gjuhën. Të flasësh suedisht do të thotë që ne me elektoratin tonë nuk mund të presim që të sillemi si suedezë dhe danezë. Sipas vendit dhe Kuvendit. Nëse nuk jeni në gjendje të kapni as minimumin e inteligjencës së batutës nuk di çfarë duhet të them më. Ju kërkoj ndjesë që po përdor një minimum inteligjence në këtë parlament. Ju doni vetëm  lëpirësa. Vetëm këtë doni ju.

Vasilika Hysi: E rënduat edhe më shumë, menduat se do të kishit reflektuar.

Ralf Gjoni: Çfarë thashë? Çfarë thashë se latë nam mo. Latë nam. A pika që s’ju bie.

Vasilika Hysi: Duhet të bëni një kurs, të trajtoheni për barazinë gjinore dhe për një parlament me sensibilitet gjinor dhe atëherë do të kuptoni se çfarë thatë.

/a.r

Next Post
Forumi “EuroMoney”/ Sejko takim me zyrtarë të BERZH, fton investitorët në Shqipëri

Guvernatori Sejko rezulton pozitiv me Covid / Banka e Shqipërisë: Ja gjendja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq godet Veriun e vendit! Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth

Moti i keq godet Veriun e vendit! Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth

November 13, 2026
Shifra alarmuese, 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar! Çdo vit zbulohen deri në 10 mijë raste të reja, flasin ekspertët

Shifra alarmuese, 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar! Çdo vit zbulohen deri në 10 mijë raste të reja, flasin ekspertët

November 13, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

“Pagat po rriten nga mungesa e stafit”- Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës!

November 13, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

Zbardhen të gjitha propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, ja 8 fushat ku kërkon ndryshime (E plotë)

November 13, 2026
Presidentja Justina Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës!

Presidentja Justina Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës!

November 13, 2026
Strehim social për 7 mijë familje shqiptare! Miratohet në Komision projektligji për kreditë e buta, përfshihen edhe të prekurit nga tërmeti

Strehim social për 7 mijë familje shqiptare! Miratohet në Komision projektligji për kreditë e buta, përfshihen edhe të prekurit nga tërmeti

November 13, 2026
Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

November 13, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

EMRAT/ Akuzohen se trafikuan 7,5 tonë drogë, GJKKO rrëzon kërkesat dhe lë në qeli 4 anëtarët e grupit të njohur kriminal!

November 13, 2026
VIDEO/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli (Emri)

VIDEO/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli (Emri)

November 13, 2026
U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish-“Bllok”

U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish-“Bllok”

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In